Një oficer policie është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit. Sipas news 24 bëhet fjalë për oficerin me inicialet K.G., fotoja e të cilit u gjet në celularin e Nuredin Dumanit.
Oficeri, dyshohet se ishte shënjestra e Nuredin Dumanit, i cili kishte marrë porosi për ta eleminuar.
K.G., ka qene me herët me detyrë oficer ne Elbasan dhe ka hetuar disa nga ngjarjet kriminale atje, përfshirë dhe ngjarjet ku dyshohet se urdhërues i krimeve është Erjon Alibej.
Dumani tashmë është i penduar i drejtësisë, i cili me rrëfimet e tij ka zbardhur ngjarje të rënda të botës së krimit.