Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtoresha e re e Vodafone Albania e thotë shqip: Kudo me Vodafone

2021/08/03 at 2:00 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Drejtoresha e re e Vodafone Albania e thotë shqip: Kudo me Vodafone

Bashkë me njerëzit qëpo udhëtojnë për të pushuar në det a në mal, për të eksploruar vende ende të panjohura, të freskëta për këto ditë të nxehta vere, Vodafone Albania ka nisur një fushatë shumë interesante #kudomevodafone, për të promovuar Shqipërinë, historinë dhe natyrën e saj të bukur. E bashkë me tëedhe rrjetin e fuqishëm, të shpejtë, fleksibël dhe të aksesueshëm Vodafone, që i mundëson kujtdo tëkomunikojë e ndajëeksperiencat në kohë reale, nga çdo cep i Shqipërisë.


Drejtoresha e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki, e sapo ardhur në Tiranë, e ka nisur edhe vetë këtë rrugëtim #kudomevodafone. Sa më shumë po zbulon nga ky vend, aq më shumë po mrekullohet nga bukuritë dhe mikpritja e shqiptarëve. Në një bisedë në “Pushime on Top”, ndërsa po eksploronte destinacionin e saj të radhës, malin e Dajtit, znj.Stathaki u shpreh se, që prej ditës së parë (1 korrik 2021) që ka marrë detyrën, si e para grua në drejtimin e Vodafone Albania, ka pasur shumë angazhime, sepse edhe në kohëpushimesh njerëzit duhet të jënë të lidhur #kudomevodafone. “Klientët tanë presin shumë nga ne dhe ne po ua ofrojmë shërbimet e duhura për nevojat e tyre. Një rrjet të fuqishëm, të shpejtë, fleksibël dhe të aksesueshëm kudo.”

Emërimi i Katia Stathakit përkon me 20 vjetorin e operimit në tregtë Vodafone Albania, një rrugëtim i suksesshëm falë investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit celular dhe fiks si dhe kontributeve të vazhdueshme sociale, në Shqipëri. Znj. Stathaki theksoi se Vodafone Albania, në mbështetje të fortë nga Grupi Vodafone ka plane strategjike afatgjata për dixhitalizimin e Shqipërisë dhe se ajo është shumë e lumtur që do të jetëpjesë e asaj çka do të ndodhë këtu në vitet që do të vijnë.

Pjesë nga intervista:

Ori: Katia, ju do të jeni në punë gjatë gjithë verës. Tani, me këtë detyrë të re si Drejtore e Përgjithshme e Vodafone Albania, do t’ju duhet të punoni gjatë verës. Keni një punë të madhe e të vështirë përpara, besoj…

Znj. Stathaki:Jam këtu që prej 1 korrikut. Ka qenë një udhëtim i bukur deri tani. Shumë i shkurtër, por i bukur. Kam mundur të vizitoj shumë vende gjatë këtyre katër javëve. Kam qenë në Korçë, Vlorë, Shkodër, Elbasan dhe në shumë qytete të tjera. Kam takuar njërëz fantastikë dhe kam mbetur e befasuar nga mikpritja. Bukuritë e këtij vendi më kanë lënë pa fjalë. Nuk e prisja që të gjeja kaq shumë bukuri këtu. Jam befasuar dhe nga niveli e profesionalizmi i njerëzve që po takoj. Nga punonjësit e Vodafone, në dyqanet tona… Kjo ishte një mënyrë për ta bërë udhëtimin tim më të lehtë gjatë verës. Ne duhet të punojmë edhe në verë, sepse ju duhet të jeni të lidhur në rrjet kurdo e kudo që jeni.

Ori: Si është të jesh Drejtore e Përgjithshme e Vodafone? Duhet të jetë e vështirë, si në Shqipëri, ashtu edhe në çdo vend tjetër të botës.

Znj. Stathaki: Jo, nuk është aspak e vështirë. Vodafone Albania është një kompani fantastike. Duke qenë se vij nga jashtë nuk e kisha idenë se sa i vështirë është terreni në Shqipëri. Shumë male, kodra e bregdet, pra terrene të vështira, kështu që për ne është e rëndësishme të jemi #kudomevodafone. Rrjeti ynë është i fuqishëm, i shpejtë, fleksibël dhe këto janë ajo çka duhet për të ofruar tek njerëzit një rrjet shumë cilësor, të aksesueshëm kudo.

Një tjetër gjë e rëndësishme… rrjeti ynë është baza për të gjitha gjërat e reja që do të vijnë në të ardhmen. Dixhitalizimi. E keni dëgjuar shpesh këtë term. Por ç’kuptim ka ai? Dixhitalizim do të thotë se shoqëria, shqiptarët, gjithkush mund ta përdor dixhitalizimin për të ecur më përpara në të ardhmen. Që ekonomia të zhvillohet. Në Vodafone kemi një mundësi të artë, por edhe një plan të qartë në këtë drejtim dhe grupi Vodafone po na ofron një mbështetje të madhe. Do të sjellim njohuri e ekspertizë nga jashtë, do të përdorim aftësitë e njerëzve të mrekullueshëm që kemi në ekipet tona, për të ofruar disa mundësi të reja, shumë interesante për Shqipërinë. Jam e lumtur që jam këtu dhe dua të jem pjesë e asaj çka do të ndodhë këtu në vitet që do të vijnë.

Ori: Ne jemi shumë të lumtur që e kemi kudo me vete Vodafone. Edhe sa bukur që Katia e tha edhe në shqip. Kam përshtypjen që duhet të ketë qenë fjala e parë që ka mësuar në shqip, #kudomevodafone. Por, Katia, sa mundësi ke pasur të shijosh Tiranën? Sigurisht që, të qenit në drejtim të Vodafone Albania, një ndër kompanitë më prestigjioze në të gjithë botën, kërkon shumë impenjim, por gjithsesi ke arritur të shikosh diçka nga kryeqyteti?

Znj. Stathaki: Kam pasur impenjime që prej ditës që kam ardhur, por gjithsesi kam mundur ta vizitoj Tiranën. Jo aq sa do të kisha dashur, por gjithsesi kemi gjithë atë kohë përpara. Njoh shumë shqiptarë në Greqi, të cilët më kanë folur për Shqipërinë, por nuk e prisja të gjeja një qytet kaq të gjallë sa Tirana. Energjik, rinor, me kaq shumë vende të bukura për të vizituar. Ushqimi është fantastik dhe për mendimin tim, kulinaria apo zakonet e një vendi, flasin shumë për njerëzit, për mënyrën se si jetojnë. Jam e befasuar dhe mezi pres të mësoj më shumë për Tiranën në të ardhmen.

Ori: Kujt do t’i kishte shkuar mendja se CEO i ri i Vodafone do të ishte kaq sportive dhe kaq interesante për të biseduar me të. Prandaj, sigurisht që do të kemi gjithmonë interes për të ditur për çdo projekt që Vodafone ka, por natyrshëm publiku dhe unë duam të dimë më shumë personalisht për Katian dhe për faktin që për herë të parë, CEO i Vodafone Albania është grua.

Znj. Stathaki: Jam shumë e lumtur që jam e para grua që mban postin e Drejtores së Përgjithshme të Vodafone Albania. Një mundësi fantastike që më është dhënë nga grupi Vodafone. Ne si kompani po punojmë fort për të promovuar diversitetin, gjithëpërfshirjen e kujtdo në vendin e punës. Vodafone dëshiron dhe përpiqet të ketë sa më shumë gra në pozicione drejtuese. Sa për mua personalisht… jam e martuar, kam një djalë, Leon, i cili është thuajse dhjetë vjeç. Bashkëshorti, djali, kujdestarja si edhe macja jonë shumë e dashur e paksa përtace, Jeti, do të vijnë të jetojnë bashkë me mua në Shqipëri. Djali do të shkojë në shkollë këtu. Po përgatitemi për një jetë të bukur këtu, kështu që ndihemi të nderuar e të lumtur që jemi në vendin tuaj.

Ori: Ka dy mesazhe të bukura që vijnë nga Katia, një zonjë e vërtetë. Është një mesazh që në Shqipëri e kemi të nevojshëm, që tani kemi CEO të një prej kompanive më të mëdha në gjithë botën, që është grua dhe është një gjë e bukur dhe një mesazh i rëndësishëm për të gjitha gratë shqiptare që punojnë fort dhe meritojnë pse jo, edhe hapësira. Por edhe për faktin që, ja që mund të jesh edhe CEO e të kesh një familje të bukur, që vjen e të mbështet në rrugëtimin tënd. Katia, ku do të shkosh në Shqipëri me pushime? E ke menduar kur të jetë e gjithë familja këtu? Ka ndonjë vend që e ke dëgjuar e të ka kuriozuar dhe thua, “vendi i parë që do të vizitoj nga Shqipëria, është ai”… si dhe të postoni story nga rrjeti Vodafone?

Znj. Stathaki: Më pëlqen shumë të postoj stories nga Vodafone. Do të jem ambasadorja numër një e Shqipërisë. E dua vendin tuaj. Kam disa ide, që nuk do t’i zbuloj sot, sepse është një mundësi e mirë për t’u takuar sërish…

Ori: Nuk do të m’i tregojë vendet, me të drejtë, se e kupton që jam njeri kurioz. Në këtë formë, pse jo, kemi mundësinë të takohemi sërish dhe tanimë që njoh të gjithë Shqipërinë dhe shumicën e vendeve i kam parë dhe vizituar, mund të jem edhe guida e Katias. Faleminderit që ishe më ne në “Pushime on Top” dhe ndoshta mund të jem unë guida jote për të parë Shqipërinë.

Znj. Stathaki: Fantastike! Pushime të mbara dhe mos harroni: #kudomevodafone.

Etiketa: Vodafone


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Para
Zjarri përfshin ullishten në Kurbin, procedohet penalisht një person

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Lunxhëri, zjarrfikësja në terren

Rrahën me rrip një 16-vjeçar grek, arrestohen dy adoleshentët shqiptarë

Rrahën me rrip një 16-vjeçar grek, arrestohen dy adoleshentët shqiptarë

FOTOLAJM/Këpucë të shkrira nga nxehtësia,zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

FOTOLAJM/Këpucë të shkrira nga nxehtësia,zjarrfikësit në 'luftë' me flakët
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com