Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drama e Brexit: Boris Johnson kërcënon me zgjedhje të reja

2019/09/03 at 11:04 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Drama e Brexit: Boris Johnson kërcënon me zgjedhje të reja

Lufta mes kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe parlamentit kalon në raundin e ri. Konservatorët rebelë duan të votojnë me opozitën për të ndalur një Brexit pa marrëveshje.


“Unë nuk dua zgjedhje të rjea, ju nuk doni zgjedhje të reja”, deklaroi Boris Johnson nga foltorja e tij para Downing Street të hënën në mbrëmje. Por kjo deklaratë po lexohet ndryshe: Nëse vërtet 20 konsevatorë të Tory dalin si rebelë dhe të martën votojnë me opozitën, atëherë kryeministri do ta konsiderojë këtë si votëbesim. Nëse e humbet, atëherë ai do të ishte i detyruar të shpallë zgjedhjet e reja parlamentare. Në luftën për pushtet mes parlamentit dhe kryeministrit bëhet fjalë për lëvizje strategjike, dhe se kush arrin të manovrojë palën tjetër.

Boris Johnson deklaroi, se është “me besim për progresin që po bëjmë”, duke pasur parasysh me këtë synimin për rinegociimin e marrëveshjes me BE. Por ky progres është vetëm në përfytyrimet e Boris Johnsonit, sepse në Bruksel nuk janë zhvilluar bisedime konkrete për këtë. Britanikët duhet të sjellin ide të reja, nëse duan ta fshijnë Backstopin, rregulloren e kontestuar për ruajtjen e kufirit të hapur mes Irlandës dhe Irlandës Veriore. Këtë e bëri të qartë kancelarja gjermane dhe presidenti francez në bisedimet e fundit me kryeministrin britanik.

Por Boris Johnson krijon përshtypjen, sikur kërcënimi me një Brexit të çrregullt pa marrëveshje do bëjë që të gjunjëzohen europianët. “Mos ia prisni këmbët pozicionit negociues britanik”, paralajmëroi ai rebelët në radhët e veta para seancës vendimtare të parlamentit. “Pengojeni një zgjatje të pakuptimtë të Brexit”, kërkoi ai, duke pasur parasysh, planet për bllokimin e tij përmes një ligji të përshpejtuar, dhe detyrimin për të kërkuar sërish një shtyrje afati me BE. Këtë nuk do ta bëj “në asnjë rast”, ka thënë Johnson.

Ka dy mundësi: Boris Johnson mund ta injorojë këtë ligj, një mundësi që njëri nga ministrat e kabinetit e ka përmendur ndërkohë. Ose Johnson shpall zgjedhje të reja, duke i hedhur letrat mbi tavolinë e duke shpresuar në fitore me një shumicë parlamentare për një Brexit të ashpër.

Poker i fortë

20 rebelë janë numëruar në ditët e fundit në radhët e konservatorëve. Këtu bën pjesë edhe Philipp Hammon, ministër Financash në qeverinë e Theresa Mayt, grupi i proeuropianëve dhe konservatorët e moderuar. Ndërkohë Boris Johnson i ka kërcënuar rebelët me përjashtimin nga partia,ose bllokimin e kandidaturave të atyre që dalin kundër në zgjedhjet e reja.

Planet e opozitës dhe kundërshtarëve të Johnsonit nga radhët e konservatorëve të Tory-t parashikojnë të martën të marrin në dorë axhendën e parlamentit dhe të kalojnë një ligj të ri. Ky ligj duhet të detyrojë kryeministrin të kërkojë tek BE zgjatje të afatit, nëse deri në samitin e BE më 17 tetor nuk është negociuar një marrëveshje e re. Por mund të ndodhë që Boris Johnson t’u hedhë dorashkën e duelit kundërshtarëve me shpalljen e zgjedhjeve të reja para votimit dhe të kërkojë më parë për këtë votën e parlamentit. Nëse ai do të bënte për vete dy të tretat e parlamentit, parlamenti shpërndahet dhe nuk mund të ndërmarrë asgjë për të penguar një Brexit të ashpër.

Lufta me parlamentin

Të hënën ish-kreu i partisë laburiste, Tony Blair paralajmëroi partinë e tij nga joshja për zgjedhje të reja. Kjo mund të jetë “një grackë elefeanti” për laburistët, sepse nëse ato zhvillohen para datës së Brexit, votat e opozitës do të ndaheshin dhe do t’u siguronin konservatorëve fitoren, në bazë të sistemit britanik. Pas rënies së ndjeshme të laburistëve në zgjedhjet europiane, shumë anëtarë të partisë nuk besojnë, se Corbyn do arrijë të mundë Boris Johnson në zgejdhje.

Por kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn u dha një sinjal përkrahësve të tij në Salford të hënën. “Unë jam i gatshëm, ju jeni të gatshëm”, tha ai dhe konfirmoi, se do të ishte pro zgjedhjeve të reja. Laburistë të tjerë mendojnë, se më e rëndësishme është që të arrijnë në parlament miratimin e ligjit “No deal”, se sa ta fusin vendin në një fushatë të re zgjedhore.

Një problem tjetër në këtë konstelacion të vështirë britanik është se Boris Johnson ka kompetencën të zgjedhë vetë datën e re të zgjedhjeve. Edhe nëse ai deputetët i lë të votojnë më 14 tetor, ai mund të vendosë datën e zgjedhjeve pas Brexit. Që do të thotë, Britania e Madhe del nga BE pa marrëveshje më 31 tetor, dhe në nëntor ai mund të shpresojë në votat e atyre që e donin Brexit-in, edhe atë atyre që mbështesin tani Nigel Farage dhe partinë e Brexit.

E gjitha kjo është një lojë e vështirë politike. Boris Johnson është futur në një luftë ultimative me parlamentin dhe është i gatshëm të flakë të gjitha traditat dhe rregullat, për ta bërë të dëgjueshëm. Nëse kjo nuk mjafton, atëherë ai nxjerr nga xhepi kartën e zgjedhjeve të reja. Për shumë konservatorë rebelë kjo do të thotë humbje e posteve politike dhe karrierës partiake. Boris Johnson mund ta fitojë, por edhe ta humbasë këtë bast. Ai është një njeri që e bën fushatën zgjedhore shumë më mirë se Theresa May, por e sigurtë nuk është asgjë në Britaninë e Brexit. /Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
Kronikë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

28 Qershor, 2026 10:40 am
Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë
Bota

Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë

28 Qershor, 2026 10:24 am
Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit
Kryesore

Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit

28 Qershor, 2026 10:22 am
Para
Njoftim i rëndësishëm për ata që do të fluturojnë drejt Italisë

Njoftim i rëndësishëm për ata që do të fluturojnë drejt Italisë

Këngëtarja flet për lidhjen e mëparshme: Mendoja se dashuria lëndonte

Këngëtarja flet për lidhjen e mëparshme: Mendoja se dashuria lëndonte

Shtyhet kontrata e konçesionarit të kontrollit teknik të automjeteve

Shtyhet kontrata e konçesionarit të kontrollit teknik të automjeteve
















TE FUNDIT

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
28 Qershor, 2026

Një valë e fuqishme e të nxehtit po përfshin Europën, duke sjellë temperatura rekord dhe duke shkaktuar qindra viktima, ndërsa...

Lexo më shumë

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
28 Qershor, 2026

Ndryshe nga SHBA apo pjesë të Azisë, shumë familje në Gjermani dhe në Evropën Veriore nuk janë të përgatitura për t’u përballur...

Lexo më shumë

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
28 Qershor, 2026

Zjarri i rënë në Mallakastër po rrezikon Parkun Arkeologjik të Bylisit, ndërsa disa hektarë me ullishte dhe shkurre u dogjën...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
28 Qershor, 2026

Përmes një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka adresuar komentet e një qytetari, duke e cilësuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}