Kronikë

“Dragot 2021”/Aksion në Elbasan, sekuestrohet drogë në “Audi A6” dhe “Volkswagen”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:20 - 09/12/21 |
Opi Nion

Një operacion policor i koduar “DRAGOT 2021”, është zhvilluar në qytetin e Elbasanit, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 4 të rin.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë operacionit, në rrugën që lidh Lushnjën me Belshin, në Dragot, bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjeteve me të cilat dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

Nga kontrolli fizik i mjeteve tip ”Audi A6” dhe “Volkswagen” u gjet lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë 48 kilogramë, 1 thikë dhe 3 aparate celulare.

Si rrjedhojë u arrestuan të rinjtë me inicialet: S.M., 25 vjeç, M. H., 22 vjeç, F. Y., 25 vjeç, banues në Vlorë dhe P. B., 22 vjeç, banues në fshatin Pilur, Himarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 3 aparate celulare, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe 2 automjetet./Opinion.al

Pas