Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja “184”, PD: Drejtësia nuk bëri drejtësi, duhej të hetohej…

2020/12/18 at 5:48 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja “184”, PD: Drejtësia nuk bëri drejtësi, duhej të hetohej…

Partia Demokratike ka reaguar pas përfundimit të hetimeve për dosjen “184”.


Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është shprehur se loja e SPAK dhe ping – pongu me dosjen nga Tirana në Dibër nuk justifikon mungesën e drejtësisë.

Bardhi shprehet se “Sot drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër.  Dosja 184, ku kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Damian Gjiknuri, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetët Pjerin Ndreu, sot kryetar i Bashkisë Lezhë, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Artan Gaçi janë dëgjuar nga shqiptarët duke urdhëruar dhe zbatuar vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër bashkë me personazhë të krimit të organizuar. “

Sipas Bardhit, ngritja e akuzave nga prokuroria vetëm për disa zyrtarë lokalë dhe përjashtimi nga përgjegjësia penale e organizatorëve, nxitësve dhe urdhëruesve të vërtetë të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër nuk është drejtësi.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Sot drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër.  Dosja 184, ku kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Damian Gjiknuri, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetët Pjerin Ndreu, sot kryetar i Bashkisë Lezhë, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Artan Gaçi janë dëgjuar nga shqiptarët duke urdhëruar dhe zbatuar vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër bashkë me personazhë të krimit të organizuar.

Në vend që të gjithë këta, bashkë me Ymer Lalën apo Dionis Imerajn të  ishin sot para drejtësisë, të ndëshkuar për vjedhjen e zgjedhjeve, e ashtuquajtura drejtësi pret të kalojë koha, të mos hetojë dhe të çlirojë nga akuza Edi Ramën dhe bandën e tij të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër.

Ngritja e akuzave nga prokuroria vetëm për disa zyrtarë lokalë dhe përjashtimi nga përgjegjësia penale e organizatorëve, nxitësve dhe urdhëruesve të vertetë të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër nuk është drejtësi.

Shqiptarët dhe bota mbarë kanë dëgjuar me zë e figurë sesi Edi Rama urdhëronte zyrtarët lokal për manipulimin e zgjedhjeve, sesi Damian Gjinknuri dhe Imer Lala blinin votat, sesi Pjerin Ndreu kërcënonte mësuesit. Shkelja e ligjit nga maja e pushtetit nuk mund të mbulohet me peshqit e vegjël dhe të ngordhur të pushtetit që rri në këmbë nga votat e vjedhura.

Loja e SPAK dhe ping – pongu me dosjen në segmentin Tiranë-Dibër, nuk është kurrë justifikim për mungesën e drejtësisë.

Shitblerja e votave, e konstatuar nga prokuroria ka përgjegjës, së pari, Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Imer Lalën, Dionis Ymerin, Pjerin Ndreun dhe të tjerët. Keta duhet të përballen me ligjin për krimin që kanë kryer. Shqiptarët presin ndëshkimin e organizatorëve dhe nxitësve të krimeve elektorale. Kjo është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga kërkesa për drejtësi të plotë për dosjen 184.

Në cilësinë e kallëzuesit, ne po presim njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Dibrës dhe njohjen me aktet e plota të dosjes për t’i shkuar kësaj çështje deri në fund.

Hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve duhet të përballen me ligjin, në çdo kohë dhe kushdo qofshin!/ Opinion.al

Etiketa: dosja 184gazment bardhiPD


Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
Bota

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

9 Korrik, 2026 10:25 pm
“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
Politikë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

9 Korrik, 2026 9:51 pm
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Kryesore

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

9 Korrik, 2026 8:44 pm
Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit
Aktualitet

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

9 Korrik, 2026 8:42 pm
Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

9 Korrik, 2026 8:40 pm
Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
Aktualitet

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

9 Korrik, 2026 7:14 pm
Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
Bota

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

9 Korrik, 2026 6:01 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

9 Korrik, 2026 5:54 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

9 Korrik, 2026 5:50 pm
Para
COVID-19 në Itali, regjistrohen 674 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Itali, regjistrohen 674 viktima në 24 orët e fundit

Armando Duka optimist për një rezultat pozitiv me Islandën

Duka: Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit, më e turpshmja në 30 vite

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve: Bëni kujdes

Ambasada e SHBA: Mbështesim një sistem të drejtë dhe funksional
















TE FUNDIT

Vritet me armë zjarri një person në Laç

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
9 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e të shtënave ka...

Lexo më shumë

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
9 Korrik, 2026

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, i ka kërkuar Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar kthimin e arit...

Lexo më shumë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
9 Korrik, 2026

Mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD nuk arritën...

Lexo më shumë

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
9 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për rezultatet e Samitit të NATO-s,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}