Kryesore

“Dosja 184”, Basha: Arta Marku dhe Donika Prela të ndiqen penalisht


               Publikuar në : 14:12 - 22/08/19 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas takimit me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, ka dalë në një dalje për mediat, ku folur në lidhje për “Dosjen 184”.

Basha është shprehur se Prokuroria është duke mbrojtur politikanët e korruptuar, duke theksuar se deputetët e Partisë Socialiste janë të përfshirë në krime zgjedhore.

Krydemokrati ka deklaruar se Arta Marku dhe Donika Prela janë dy “Katicat” e Edi Ramës në Shqipëri dhe nga sot ato duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre, pas dorëzimit të dosjes “184” për hetim në Dibër.

“Është një veprim i dy Katica të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Krimeve të Rënda, që veprojnë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Rilindjes. Ata janë aty për të mbrojtur politikanët që janë kapur duke vjedhur votat e qytetarëve. Guximi që kanë marrë për të mbyllur dosjen tregon që dëshpërimi i Ramës dhe organizatës së tij është i tillë sa ka vendosur t’i shtyjë edhe këto dy masha, Marku e Prela, drejt vetëflijimit, sepse me veprimet që kanë ndërmarrë sot të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji. Kanë bërë shpërdorim detyre. Të dyja prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht. Kanë zgjedhur dhe meritojnë të quhen katicat e Shqipërisë. Katica është prokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut. Këto ngjarje tregojnë degjenerimin përfundimtar të Ramës dhe bandës së tij”, tha Basha./ Opinion.al E.Xh.

Pas