Aktualitet

“Donte ta kalonte me ibuprofen”, Kryemadhi tregon pse u rëndua Vasili


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:46 - 27/11/20 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se nënkryetari Petrit Vasili nuk e mori shumë seriozisht Covid-in dhe për këtë arsye pati një situatë jo të lehtë.

Gjatë një interviste në emisionin “Zonë e Lirë”, Kryemadhi u shpreh se Petrit Vasili ndonëse është mjek e la veten pas dore.

“Zoti Vasili e kaloi Covid-in. Nuk e mori seriozisht Covid-in, donte ta kalonte me ibuprofen dhe pastaj e la veten. E kaloi mamaja e Petrit Vasilit shumë më lehtë se ai, ajo është 89 vjeçe. Ai e la veten e vet, por tani është shumë mirë. Titi aman si këpucari, që nuk rregullon këpucët e tij”, ka thënë Kryemadhi.

Kujtojmë se vetë Kryetarja e LSI është shprehur që në fillim se nuk besonte tek Covid dhe gjithmonë ka qenë kundër përdorimit të maskës./Opinion.al

 

Pas