Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Donaldi i ri: Metamorfoza që ndryshon hartën e armiqve dhe aleatëve

2017/04/10 at 2:46 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Donaldi i ri: Metamorfoza që ndryshon hartën e armiqve dhe aleatëve

“Barak Obama, përballë meje, ishte dukur i dobët, kaq shumë i dobët!” Me këto fjalë, Donald Trumpi u është drejtuar bashkëpunëtorëve të tij, duke u shprehur kënaqësinë pas sulmit kundër Assadit. Paraardhësi i tij kishte hequr “një vijë të kuqe” kundër përdorimit të armëve kimike, më pas kish parë i pafuqishëm sulmet. Trumpi i Ri, krejt papritur i shfaqur si mbrojtës i të drejtave të njeriut, e shijon këtë revansh të imazhit. Tani bënë llogaritë e armiqve të rinj dhe miqve të rinj, në një gjeografi të aleancave dhe konsensuseve, që ka ndryshuar rrënjësisht prej sulmeve me raketat Tomahok. Por edhe duhet të pyesë se çfarë do të bëjë më vonë. Kujt do i takojë herën tjetër?


RUSIA, IRANI

Vladimir Putini flet për një “goditje thelbësore ndaj marrëdhënieve dypalëshe”. Rusia pezullon marrëveshjet për zbutjen e konfliktit në Siri, atë linjë komunikimi “të nxehtë”, që u mundësonte ushtarakëve në terren të shmangnin incidentet. Për Moskën është një çmim i papritur dhe i rëndë për të paguar për Russiagate: presidenti amerikan, për të hequr nga vetja dyshimet që e njollosin, ka hedhur poshtë shpresat për një shkrirje. SHBA paralajmërojnë “hetime për përgjegjësitë e rusëve në sulmet kimike të Assadit”. Për shkak të afërsisë gjeografike dhe strategjike, një kundërshtar i radhës është Irani. Në kohën e tij, fajkoi republikan John McCain kur ishte kandidat për Shtëpinë e Bardhë kundër Obamës, përdori një këngë të Beach Boys për të thënë: “Bomb-bomb-bomb Iran”. Jo më kot, mes reagimeve më të forta pas sulmeve të amerikanëve, ishin ato të Teheranit: “Shkelje e rrezikshme e ligjeve ndërkombëtare”.

KINA DHE KOREA E VERIUT

Takimi dypalësh me Xi Jinping u eklipsua prej sulmeve në Siri, dhe kjo në fakt është një goditje për statusin e liderit kinez. Më pas është kërcënimi i qartë i Trumpit: pas Assadit, mund t’i vijë radha Kim Jong-unit. Nëse Pekini nuk bllokon programin bërthamor koreanoverior, rrezikon të shohë raketat amerikane të bien si breshër, në kufirin e tij verilindor? Kurrë më parë një udhëheqës amerikan nuk kish bërë një kërcënim kaq të qartë. Mediat kineze nuk e fshehin indinjatën, agjencia zyrtare Xinhua akuzon Trumpin se ka vepruar në Siri “për qëllime të brendshme” (Russiagate). Ekspertë kinezë pranë Xi flasin për një paradoks: nëse Assadi do të kish patur atomiken, ndoshta Trumpi nuk do të kish guxuar të godiste. Pra, në mënyrë indirekte, Kim Jong-un do të inkurajohet që të vazhdojë? Një tjetër shuplakë kinezëve: një thirrje e fortë për të drejtat e njeriut në komunikatën finale të Shtëpisë së Bardhë, pas takimit. Obama përdorte tone më të matura.

EKZALTIMI I ALEATEVE

Më triumfuesi është kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu, që sheh larg: “Paralajmërimi i Trumpit shkon jo vetëm drejt Damaskut, por edhe Teheranit”. Sulmi kundër Assadit rikompaktëson edhe dy partnerë tradicionalë: Turqia dhe Arabia Saudite janë dakord me sulmin ndaj Sirisë. Në listën e duartrokitësve është i gjithë Bashkimi Europian, në dukje i lehtësuar që nuk është më “jetim” nga udhëheqja amerikane. Bie në sy Ministri i Jashtëm anglez, Boris Johnson, që menjëherë ka anuluar një vizitë të programuar për në Moskë: në logjikë të përsosur të rigjallërimit të Luftës së Ftohtë.

FRONTI I BRENDSHEM

Edhe në Amerikë ka një përmbysje të ekuilibrave politike. Ka miratim për sulmin, nga një lloj “harku kushtetues”, që shtrihet nga e djathta klasike (John McCain, Lindsay Graham, Marco Rubio), deri tek Hillary Clintoni. Pikërisht ajo, që për shkak të PO-së që tha për sulmin ndaj Irakut, vuri në lojë kandidimin në vitin 2008. Demokratët e njohur janë të gjithë me presidentin: që nga kreu i senatorëve Chuck Summer, deri tek ish drejtuesi i CIA-s në kohën e Obamës, Leon Panneta. Dakord me sulmet edhe një prej komentatorëve më të njohur progresistë të Nju Jork Tajms, Nicholas Kristof.

PERSHKALLEZIM

Vështirësia e vërtetë nis tani. Duke nisur nga fronti sirian. Assadi dhe mbështetësit e tij, Rusia dhe Irani, do e pranojnë goditjen pa reaguar? Apo do të duan të vënë në provë amerikanët? Shtëpia e Bardhë transmeton optimizëm. Versioni zyrtar flet për “sukses të madh”. Trumpi nuk ka ndërmend të urdhërojë sulme të tjera, të paktën sa kohë që Assadi nuk përdor sërish armë kimike. Nëse Assadi nuk e shkel vijën e kuqe, Trumpi do të ketë siguruar një sukses për imazhin, me çmim të ulët.

Por, ka shumë të panjohura. Një sulm i ardhshëm ndaj civilëve, kryer nga ushtria siriane me “armë konvencionale” mund të injorohet nga Amerika? Apo janë krijuar pritshmëri që do të shpien në ndërhyrje të reja ushtarake? Gjithçka është në duart e trios së re në komandë, gjeneralët që kanë zëvendësuar ideologët në Shtëpinë e Bardhë: H. R. McMaster (këshilltar për Sigurinë kombëtare), Jim Mattis (Mbrojtja) dhe John Kelly (Homeland Security). / Marrë me shkurtime nga La Repubblica – bota.al



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Emrat/ Dy deputetë të PS në komisionin e Vetingut

Emrat/ Dy deputetë të PS në komisionin e Vetingut

Biletat e avionëve, në Evropë 3 euro, në Shqipëri 300

Emigranti vdes papritur në terminalin e Rinasit

I riu shqiptar del kampion në New York, fiton çmimin e parë në bilardo

I riu shqiptar del kampion në New York, fiton çmimin e parë në bilardo
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}