Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka shkuar herët ne mëngjes ne kryesine e kuvendit, këtë here jo për reformën ne drejtësi, por per dekriminalizimin. Diplomati amerikan ka takuar kryetarin e komisionit për dekriminalizimin Oerd Bylykbashi, nënkryetarin Taulant Balla dhe deputetin e LSI Luan Rama, te cilët i ka prezantuar me ekspertet amerikane qe do asistojnë hartimin e akteve nënligjore për dekriminalizimin.
Pas largimit te ambasadorit, ekspertet amerikane i kane njohur politikanet shqiptare me procedurën qe ndiqet ne Shtetet e Bashkuara, per te kontrolluar zyrtaret e larte. Taulant Balla tha se deri në mars aktet nënligjore do të jenë gati. Ai tha se ato do të miratohen me konsensus ashtu siç u miratua edhe ligji në fund të vitit të kaluar.