Aktualitet

DOKUMENTI/ Policët në Shkodër urdhërohen të dhurojnë një pjesë të rrogës


               Publikuar në : 17:23 - 04/12/19 |
Al Do

Iniciativa për të dhuruar një pjesë të të ardhurave për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ka marrë formën e urdhrit nga disa drejtorë institucionesh që kanë nxjerr urdhër (shkresë) për të detyruar punonjësit e tyre të japin para, madje duke përcaktuar edhe shumën e dhurimit sipas hierarkisë në punë.

Sipas urdhrit numër 1933 të datës 27 Nëntor 2019, Drejtori i Policisë Vendore Shkodër, Niko Brahimaj ka urdhëruar punonjësit të kontribuojnë sipas hierarkisë së tyre duke i përcaktuar dhe shumat që variojnë nga 5 mijë lekë deri në 2 mijë lekë.

Në urdhër nuk specifikohet një kriter për masën e kontributit që ta vendosë atë të proporcion me të ardhurat. Aty madje shkruhet se kontributet do të dorëzohen deri në datën 2 dhjetor dhe për këtë do të bëhet një listë me emrat e punonjësve dhe shumës që ata kanë kontribuar.

Për këtë ka reaguar edhe PD-ja. Albana Vokshi shkruan në facebook se “ky është urdhër skandaloz! Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet, por mban me Urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësuesve. Aktet duhet të anulohen me urgjencë!Shqiptarët janë vetë solidarë, i ndihmojnë siç i kanë ndihmuar vetë deri më sot vëllezërit dhe motrat e tyre”. /Opinion.al

Pas