Kronikë

Aksident i rëndë me katër të plagosur në rrugën e Hanit të Hotit


               Publikuar në : 17:36 - 04/12/19 |
xhu lia

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor  Shkodër-Hani i Hotit, në zonën e Vrakës.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave me njëra-tjetrën kanë mbetur të plagosur  4 persona.

Sipas informacioneve  paraprake një nga mjetet e përfshirë në përplasje ishte një model tip ‘Maserati’ me targa italiane.

Të plagosurit  të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore janë 22-vjeçarja R.M, 25-vjeçari E. Ç, 53-vjçari Gj.I dhe 23-vjeçari E.M.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Ranojal të Shkodrës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që nuk dihen ende shumë detaje apo shkakun që ka çuar në përplasje.

Njoftimi i Policisë :

Informacion Paraprak Me datë 04.12.2019, ora 16:10, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Vrakë janë përplasur 2 mjete, si pasojë janë dëmtuar rëndë shtetasit: R. M. 22 vjeç, banuese ne qytet Koplik, E. Ç. 25 vjeç, banues ne fshatin Grud Fushe M.Madhe, Gj. I. 53 vjeç, banues ne fshatin Vrake Malësi e Madhe, dhe E. M. 23 vjeç, banues ne fshatin Grud Fushe Malësi e Madhe të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al/

 

Pas