Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti/ Hajdutët më të mëdhenj nga Tepelena

2018/02/06 at 7:24 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumenti/ Hajdutët më të mëdhenj nga Tepelena

Ish-Drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi të martën ka publikuar një raport të prokurorit të përgjithshëm, Aranit Çelaj, të vitit 1958, ku theksohej se përqindja e komunistëve të proceduar për vepra penale të ndryshme në Rrethin e Tepelenës ishte më e larta në republikë.


Përmes një shënimi në Facebook, Dervishi shkruan se raporti i prokurorisë zbulonte se komunistët ishin të shumtë në vjedhje të pasurisë socialiste, dhunim të banesave, shtrëngim për martesë, plagosje dhe shkelje të rregullave të komunikacionit.

Shënimi i plotë:

Partia e Punës i mësonte anëtarët e vet se duhej të ishin shembull në shoqëri. Këtë e materializonin shpesh herë agjitimin e 10 cilësive të komunistit. Sipas tyre, komunisti duhej të ishte shembull në shoqëri, duhej të ishte i pari në sakrifica e i fundit në pretendime. Megjithëkëtë, raportet e kohës janë të shumta për komunistët që jo vetëm shkelnin disa ose të gjitha parime. Shifrat ishin shqetësuese. Një raport i prokurorit të përgjithshëm, Aranit Çela, thuhej se komunistët ishin të shumtë në vjedhje të pasurisë socialiste, dhunimin e banesave dhe shtrëngimet për martesë, plagosje, shkelje të rregullave të komunikacionit, etj.

***
Prokuroria e Përgjithshme
Drejtoria e Hetuesisë
Tiranë, 11.9.1958

Ju njoftojmë se nga analiza e kriminalitetit në Rrethin e Tepelenës për periudhën janar-korrik (1958), rezulton që 21.98% të të procedurave të jenë anëtarë dhe kandidatë partie. Krimet më të zakonshme për të cilat janë proceduar komunistët janë: vjedhje të pasurisë socialiste, dhunim banimi dhe shtrëngimi për martesë, plagosje, shkelje të rregullave të komunikacionit, etj. Për sa i përket vjedhjes së pasurisë socialiste, përqindja e komunistëve përfaqëson 50% të të proceduarve. Kështu p.sh. është proceduar në bazë të nenit 85 ish anëtari i partisë Haxhi Q., me detyrë magazinier në NSHFP Memaliaj, i cili qysh prej vitit 1955 përvetësonte në bashkëpunim me Rustem K., bir kulaku dhe shitës po atje. Manxhar M. nga Lekdushi ish kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të Lokalitetit Memaliaj u procedua për vjedhjen e 7492 lekëve me anë të borderove false. Qani L., ish përgjegjës furre në NSHFP Memaliaj për vjedhjen e 12 thasëve, etj.

Theksojmë se përqindja e komunistëve të proceduar në Rrethin e Tepelenës është më e larta në republikë. Për gjendjen e mësipërme dhe duke e lidhur me faktin se në përgjithësi për periudhën në fjalë në Rrethin e Tepelenës kemi një ngritje të kriminalitetit prej 35.72%, prokuroria e atjeshme këtë problem e ka shtruar në mbledhjen e përbashkët, duke njoftuar edhe në mënyrë të veçantë Komitetin e Partisë. Për gjendjen e mësipërme mendoj se duhet ndërhyrë pranë Komitetit të Partisë së Rrethit të Tepelenës.

Prokurori i përgjithshëm, Aranit Çela

Etiketa: dervishidokumenti i kastriot dervishithajdutet me te medhenjTepelena


Ju sugjerojmë

“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese
Kryesore

“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese

23 Qershor, 2026 1:25 pm
Protesta e qytetarëve, Rama publikon dokumentin për Dritan Goxhajn
Kryesore

Protesta e qytetarëve, Rama publikon dokumentin për Dritan Goxhajn

23 Qershor, 2026 11:49 am
Konkursi për Kampusin e Ri Universitar në Durrës, Rama: Do t’u ofrojë studentëve…
Kryesore

Konkursi për Kampusin e Ri Universitar në Durrës, Rama: Do t’u ofrojë studentëve…

23 Qershor, 2026 10:43 am
Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës
Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës

23 Qershor, 2026 9:42 am
Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm
Kryesore

Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm

23 Qershor, 2026 9:21 am
Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
Bota

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

23 Qershor, 2026 7:56 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

23 Qershor, 2026 7:54 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

23 Qershor, 2026 7:51 am
“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026 10:56 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Para
Nga ndarja e Eneda Tarifës tek sherri mes Encës dhe Roselës: Ja çfarë thonë gazetarët për ngjarjet në showbizin shqiptar

Nga ndarja e Eneda Tarifës tek sherri mes Encës dhe Roselës: Ja çfarë thonë gazetarët për ngjarjet në showbizin shqiptar

Kanionet e Osumit në rrezik; Qeveria miratoi “pa zhurmë” dy HEC-e

Kanionet e Osumit në rrezik; Qeveria miratoi “pa zhurmë” dy HEC-e

Shqiptari masakrohet në Athinë, maskat tentojnë t’i rrëmbejnë të dashurën

Shqiptari masakrohet në Athinë, maskat tentojnë t'i rrëmbejnë të dashurën
















TE FUNDIT

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara
23 Qershor, 2026

Policia turke tha të martën se ka arrestuar më shumë se 200 persona të dyshuar për lidhje me grupin militant,...

Lexo më shumë

Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi: Ti je autori i halleve të mia

Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi: Ti je autori i halleve të mia
23 Qershor, 2026

Në orët e para të mëngjesit, Edi Rama ndau një foto të një protestuesi që kishte kaluar natën përpara Kryeministrisë....

Lexo më shumë

“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese

“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese
23 Qershor, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj intervistës së kryeministrit Edi Rama për “Financial Times”, duke e akuzuar...

Lexo më shumë

Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë

Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë. Ai është fokusuar te një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}