Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumentet/ Jo negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

2018/05/26 at 9:14 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Dokumentet/ Jo negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Një dokument jo zyrtar, non paper draft, që po qarkullon mes vendeve anetare të Bashkimit Europian sugjeron mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, me argumentin e thellimit të reformave dhe zbatimin e 5 prioriteteve kyçe përpara se të hapen negociatat.


Ora News e ka parë ekskzluzivisht këtë draft ku evidentohen kryesisht shqetësimet e Francës për reformimin e vetë Bashkimit Europian dhe të Hollandës për luftën kundër krimit të organizaur. Duhet theksuar se non paper draft që reflekton vullnetin aktual të vendeve anëtare të cilat do të duhet të marrin një vendim unanim për negociatat me Shqipërinë në 28 Qershor në nivel të këshillit të ministrave të BE.

Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave do të mbetet e vështirë deri në ditën e fundit. Në një dokument jo-zyrtar që Ora News disponon, i sugjeron Këshillit Europian, moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Referuar raportit të Komisionit Europian për pesë prioritetet kyçe, drafti non-paper vlerëson se reforma në drejtësi është ende në hapat e parë dhe është e pamundur të vlerësohet rezultati konkret i saj

“Zbatimi i reformës në drejtësi vetëm sa ka filluar dhe ende është shumë herët për të vlerësuar rezultatet e para. Në veçanti, rivlerësimi i përgjithshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve filloi vetëm disa javë përpara publikimit të raportit: dëgjesa e para filluan nga fundi i Marsit dhe deri tani janë marrë vetëm pak vendime.

Gjithashtu për sa i përket administratës publike, dokumenti vlerëson se korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të mbetet një problem serioz,ndërsa ndëshkimi i zyrtarëve të lartë është shumë i ulët.

“Administrata dhe veçanërisht policia mbeten të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe ndërhyrjeve politike. Numri i dënimeve përfundimtare i zyrtarëve të lartë të shtetit mbetet deri tani shumë i ulët.

Në këtë dokument jo-zyrtar, thuhet se lufta ndaj krimit është e pamjaftueshme për shkak të burimeve të kufizuara të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të dobëta dhe rezultatet konkrete në dënimet dhe konfiskimet e aseteve janë të rralla. Kjo është dhe një nga shqetësimet madhore që shteti i Hollandës ka shprehur ndaj Shqipërisë

“Numri i ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në rastet e krimeve serioze mbetet shumë i ulët dhe konfiskimi i aseteve është shumë i rrallë. Pavarësisht disa rezultateve në luftën kundër kultivimit të kanabisit, lufta kundër trafikimit të drogës duhet të forcohet në mënyrë domethënëse.

Në dokumentin jo zyrtar që qarkullon tek vendet anëtarë të Bashkimit Europian, shihet si problem edhe nevoja që ka Europa për t’u vetë-reformuar, një shqetësim ky që kohët e fundit është i mbështetur fuqimisht nga Franca e Macron.

“Në strategjinë e publikuar në 6 Shkurt, vetë Komisioni shkroi se Unioni ynë duhet të jetë “më i fortë dhe më solid, përpara se të jetë më i madh”

Për të gjitha këto arsye, sipas këtij dokumenti, vlerësohet se Shqipëria nuk i ka plotësuar ende kushtet për të hapur negociatat. Këshillit i sugjerohet që të pritet raporti i radhës i Komisionit Europian, në pranverën e vitit 2019, për të parë nëse Shqipëria ka bërë me të vërtetë progres në 5 prioritetet kyçe

“Këshilli merr shënim rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe përsërit se zbatimi i pesë prioriteteve kyçe në mënyrë të qëndrueshme, tërësore dhe gjithëpërfshirëse duhet të bëhet përpara hapjes së negociatave për pranim. Këshilli do t’i rikthehet Shqipërisë mbi bazën e një raporti të ri të Komisionit, sapo progresi i mjaftueshëm të jetë arritur.

I njëjti përfundim është arritur edhe për shtetin fqinj Maqedoninë ku si problem kryesor shihet moskryerja e reformës në drejtësi, politizimi i administratës publike, korrupsioni i lartë dhe pamundësia për ta luftuar atë./Burimi:Oranews

Image
Image

 



Ju sugjerojmë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
Aktualitet

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

7 Korrik, 2026 8:44 pm
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
Kronikë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

7 Korrik, 2026 2:42 pm
Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
Kryesore

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

7 Korrik, 2026 2:20 pm
“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës
Kryesore

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

7 Korrik, 2026 1:30 pm
Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht
Aktualitet

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

7 Korrik, 2026 1:16 pm
Para
Protesta/ Shfaqet simbolika e Edi Ramës në Sheshin Skënderbej: Drogë, para

Protesta/ Shfaqet simbolika e Edi Ramës në Sheshin Skënderbej: Drogë, para

Reportazh me nordikët në Golem, mes parajsës dhe purgatorit

Reportazh me nordikët në Golem, mes parajsës dhe purgatorit

Protesta e opozitës/ Basha mbërrin në selinë e PD-së

Protesta e opozitës/ Basha mbërrin në selinë e PD-së
















TE FUNDIT

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
7 Korrik, 2026

Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse presioni i administratës së presidentit amerikan Donald...

Lexo më shumë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
7 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u...

Lexo më shumë

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
7 Korrik, 2026

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}