Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do vij për 10 minuta”/ I riu rreh hidraulikun në mes të kafenesë: Më gënjente!

2022/04/05 at 2:45 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do vij për 10 minuta”/ I riu rreh hidraulikun në mes të kafenesë: Më gënjente!

Një punëtor u rrah në mes të një kafeneje në kryeqytet nga një i ri, që mbasi e priti gjatë që t’i rregullonte rubinetin e çezmës, shkoi në vendin ku burri po pinte kafe dhe pa pyetur aspak e grushtoi në fytyrë. Kjo ngjarje ka vënë në lëvizje komisariatin numër 2, bënë me dije burimet , pasi shtetasi B.X e la kafenë në mes kur e rrahën, por me qëllimin që t’i tregonte policisë se çfarë i kishte ndodhur. Emri i të denoncuarit ishte një qytetar që kishte orë që e priste që ai t’i rregullonte çezmën, por 47 vjeçari e kishte lënë ta priste, pasi kishte takuar një mik dhe nuk e linte dot vetëm të njohurin e tij.

Ngjarja në fjalë më ka ndodhur në rrugën “Medar Shtylla”, pasi aty punoj prej vitesh dhe ishte ora 9.15 minuta. U ula për të pirë një kafe kur më vjen në mes të lokalit, ky person dhe pa më thënë asnjë fjalë më godet me grusht”,- e nis rrëfimin e tij denoncuesi që punon hidraulik.

I pyetur se çfarë konflikti kishte më të riun, hidrauliku u përgjigj: “Ai më tha a po vjen të më rregullosh çezmën që kam tek shtëpia, unë i thashë po do vij”.

“Pastaj më mori në telefon dhe më tha pse gënjen, pse nuk po vjen dhe filloi duke më sharë e ofenduar. U mundova ta sqaroj se më kishte ardhur një mik nga Anglia dhe se nuk shkoja dot, por ai më ofendoi. Pastaj erdhi aty ku po pija kafe dhe me goditi, por ndërhynë persona të tjerë në kafene dhe u largua. Pastaj u kthye përsëri dhe më tha, “do të vras”,-shton më tej hidrauliku.

Policia i bën me dije se thirri menjëherë të denoncuarin që është qytetari me inicialet K.M. Ai tregoi se e humbi qetësinë nga mungesa e korrektesës së hidraulikut, që kishte dhjetë ditë që premtonte se do vonohej vetëm dhjetë minuta, por që duke e mbajtur me premtime, nuk kishte shkuar ta sistemonte defektin në banesën e tyre.

“Nëna ime kishte komunikuar me këtë person për problemin e çezmës së ujit. Ky person i kishte thënë që do shkonte, por kishte 10 ditë që i thoshte vonohem 10 minuta. Ndërkohë, çezma rridhte dhe uji ishte kthyer problem. Sot kur po shkoja tek shtëpia e nënës, e pashë këtë person të ulur në kafe duke bërë muhabet. I thashë pse nuk vjen ta rregullosh dhe më tha edhe mua do vij për dhjetë minuta”, shpjegon ai.

I denoncuari këmbëngul se kishte shkuar në banesën e të ëmës dhe kur koha kalonte dhe hidrauliku nuk po vinte, ai pa që kishte kaluar më tepër se një orë duke pritur.

‘’E telefonova dhe mu përgjigj, më prit po deshe se më ka ardhur një shok nga Anglia. E pyeta se ku ishte dhe më tha: “Jam tek lokali”. Shkova në lokal dhe i kërkova llogari, i thashë pse tallesh me mua, ne të presim dhe ti po pi raki? E kam ofenduar”, pranon ky person sipas burimeve të Gazetasi.al.

Por ai jep versionin e tij duke kujtuar se hidrauliku e kapi për fyti dhe në këto çaste ai e humbi qetësinë.

“Isha i mërzitur sepse ky person prej dhjetë ditësh gënjeu nënën time, uji rrjedh dhe problemi ishte i pazgjidhur. Më gënjeu dhe u tall dhe me mua, ndërsa unë po e prisja lart ai rrinte në kafene”, këmbëngul djali që pavarësisht deklaratës dhe versionit të tij pritet të referohet për dëmtime me dashje.

Fati i tij sipas policisë varet tanimë vetëm nga hidrauliku i cili në rast se tërhiqet nga denoncimi, mund ta zbusë pozitën e të riut. Policia thotë se i riu e zgjidhi problemin me çezmën tek një specialist tjetër, por tashmë i është hapur problem me drejtësinë nga një qytetar, i cili nëse nuk ka marrë një mësim për të respektuar kohën e tjetrit dhe për të qenë korrekt, së paku tregoi se mund të çohet nga kafeneja dhe të bëjë diçka ndryshe./Gazeta Si

Ju sugjerojmë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
Kronikë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

29 Janar, 2026 1:03 pm
VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
Bota

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

29 Janar, 2026 11:21 am
Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit
Kryesore

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit

29 Janar, 2026 11:07 am
Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve
Aktualitet

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve

29 Janar, 2026 10:56 am
Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?
Bota

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?

29 Janar, 2026 10:54 am
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Bota

Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon

29 Janar, 2026 10:31 am
Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit
Bota

Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit

29 Janar, 2026 10:15 am
Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

29 Janar, 2026 9:25 am
Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus
Bota

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus

29 Janar, 2026 9:11 am
Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar
Bota

Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar

29 Janar, 2026 8:49 am
Para
Gjendet një person i pajetë në Elbasan

Tiranë/Burri gjendet i pajetë në rrugë, policia jep detajet e para

Ukraina: 18 500 ushtarë rusë janë vrarë, ja sa artileri janë shkatërruar

Ukraina: 18 500 ushtarë rusë janë vrarë, ja sa artileri janë shkatërruar

Ukrainë/Hidhet në erë depozita me acid, autoritetet-banorëve: Mos dilni jashtë

Ukrainë/Hidhet në erë depozita me acid, autoritetet-banorëve: Mos dilni jashtë

TE FUNDIT

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
29 Janar, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot pezullimin e dënimit me burg për...

Lexo më shumë

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
29 Janar, 2026

Makina e një kryetari bashkie në Filipine u sulmua nga një bandë kriminale me raketë hedhëse. Videoja nga momenti i...

Lexo më shumë

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit
29 Janar, 2026

Pas bojkotit të PD, socialsitët janë vënë në lëvizje për të zhbërë formulën për komisionin e territoriale. Sot në Konferencën e...

Lexo më shumë

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve
29 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë në konkursin ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”. Duke u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com