Sport

Do udhëhiqte sulmin ndaj Andorrës, Federata Zviceriane “djeg” Kamberin


               Publikuar në : 21:23 - 14/11/19 |
Opi Nion

Florian Kamberi ishte planifikuar nga trajneri italian Edi Reja si personi që do të udhëhiqte sulmin ndaj ndeshjes së sotme ndaj Andorrës. Por, Shqiptari nuk mund të luante me kombëtaren shqiptare për shkak se Federata Zviceriane e Futbollit nuk i ka dhënë leje.

Lojtari 24 vjeçar që luan për Hibernians në Skoci shihet si e ardhmja e Kombëtares Shqiptare dhe për këtë arsye ishte thërritur nga tekniku Reja për t’u provuar në ndeshjet e fundit eliminatore për Euro 2020.

Mësohet se, Kamberit ende nuk i është dhënë leja nga ana e Federatës Zviceriane pasi ka luajtur me moshat për këtë shtet. Proceduar e marrjes së lejes duket një procedurë burokratike, ndërsa bëhet me dije se Kamberi do të jetë i pranishëm në ndeshjene ndaj Francës./ Opinion.al

Pas