Aktualitet

Do kalonte 57 mijë euro në mënyrë të paligjshme, procedohet 29-vjeçari


               Publikuar në : 17:20 - 05/12/19 |
xhu lia

Një 29-vjeçar është ndaluar në portin e Vlorës pasi në makinën e tij iu gjetën një sasi parash prej 57000 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi.

Pas kontrollit të ushtruar nga policia në vijën e dytë të një automjeti me targë gjermane u gjetën të fshehura në brendësi të mjetit dy pako të mbështjella, brenda të cilave kishte sasinë prej  57000 euro të padeklaruara në kufi.

Për rrjedhojë është ndaluar drejtuesi i mjetit 29-vjeçari me iniciale E. P., 29 vjeç, banues në Kukës. Në përfundim të veprimeve ai është  proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”./Opinion.al/

 

Pas