Politikë

“Do e lironi zyrën nëse u shkarkon Kushtetuesja?” Meta shpërthen në të qeshura



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:42 - 07/02/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje nëse do e lirojë zyrën e Presidencës në rastë se shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.

Gjatë konferencës, i pyetur nga gazetarët nëse do të largohej nga ambientet e institucionit, Meta ka qeshur me ironi duke thënë se ka qenë në shërbim të popullit shqiptar.

“Kjo ishte pyetje e mrekullueshme e jashtëzakonshme. Institucioni ka qenë në shërbim të popullit dhe presidenti që ta dini se ju e dini… Presidenti ka mbrojtje të veçantë nga kushtetuta e Shqipërisë. Prandaj  edhe duhet mbi 2 të 3 për ta shkarkuar presidentin që të mos bëhet noter i qeverisë dhe skllav i pushtetit. Dhe kushtetuta e thotë qartë se presidenti vetëm për shkelje të rënda të kushtetutës dhje kryerjen e krimit të rëndë këto janë ato që kanë të bëjnë me tradhtinë ndaj atdheut. Pse është nxitur i gjithë ky proces është se Meta nuk ka tradhtuar interesat e vendit. Ne të gjithë do të monitorojmë mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore të cilat janë të shenjta, kështu që besoj se e morët  një përgjigje”, tha Meta./ Opinion.al

Pas