Kryesore

Berisha i bindur për fitoren e 6 kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” më 6 mars



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:05 - 07/02/22 |
Opi Nion

Ish-Kryeministri Sali Berisha është besimplotë për fitoren në 6 bashkitë të kandidatëve të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Në “Klan News”, Berisha tha se mundësinë për fitore e sheh tek kandidatët e këtij koalicioni përballë atyre të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Nga Lushnja në Shkodër dhe Peshkopi ne garojmë për fitore. Ne kemi padiskutim premisat më të mëdha për t’i fituar këto zgjedhje, kemi seriozitetin më të madh ndaj shoqërisë shqiptare, kemi dhe një koalicion që është dhe ky një premisë për fitore. Mundësinë reale e shoh në secilën prej këtyre bashkive, veçanërisht kur krahasoj kandidatët që garojnë për Ramën dhe bravën të cilët janë pothuajse një dhe kanë rrëmbyer logon, por unë kam bindjen se çdo qytetar e ka të qartë se logoja e lirisë është logoja e koalicionit Shtëpia e Lirisë”, tha ndër të tjera ish-Kryeministri Sali Berisha.

Pas