Politikë

Kryemadhi mbron Metën: Gjykata Kushtetuese është nën presionin politik



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:43 - 07/02/22 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur lidhur me procesin që Gjykata Kushtetuese po vijon prej javësh për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta.

Në “ABC”, Kryemadhi tha se “Gjykata Kushtetuese është nën presion politik nga maxhoranca për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta”.

Kryemadhi e argumentoi këtë qëndrim të saj duke thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të kishte dhënë vendim deri më 9 shtator.

“Këtu çështja është politike. Dhe Gjykata Kushtetuese është nën presion politik. Sepse Gjykata Kushtetuese duhet të kishte dhënë vendimin e saj që me 9 shtator, e shkarkon apo nuk e shkarkon”./ Opinion.al

Pas