Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do dalësh e vdekur nga kjo shtëpi…gruaja rrëfen dhunën barbare të burrit për 25 vjet

2017/10/26 at 12:37 PM
në Aktualitet, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Do dalësh e vdekur nga kjo shtëpi…gruaja rrëfen dhunën barbare të burrit për 25 vjet

Fatbardha, nënë e 4 fëmijëve nga një fshat i Vlorës, rrëfen sot kalvarin e vuajtjeve të saj, që nga problemet ekonomike, divorci me burrin, si dhe dhunën e ushtruar nga ky i fundit. E ftuar sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”, Fatbardha Sakaj tregon peripecitë që po kalon, ndërsa i bënë thirrje organeve të drejtësisë që ta ndihmojnë.


Nëna e 4 fëmijëve tregoi se prej vitesh ajo bashkë me familjen kanë jetuar në fshatin Brataj, ndërsa bashkëshorti ishte i papunë dhe ajo punonte si pastruese në shkollë. Ajo rrefehu në studio se për 25 vite burri e kishte rrahur, madje edhe i kishte grisur rrobat.

“Martesa ime u bë me lajmësi. Nuk e kam dashur. Unë isha 17 vjeç dhe ai 32. Ma dhanë me forcë, nuk e doja. Prindërit nuk donin, por lajmësit këmbëngulën me forcë. Kur u martova, nuk shkoja as me vjehrrën dhe as me kunatën. Unë punoja dhe nuk më lija të shkoja në derë të babait. Veç punoja, unë e di sa. Kam pasur grindje gjithë kohës me ta. Ata nuk më donin. Linda fëmijën e parë, doja të ikja. Por s’kisha ku të ndahesha për fëmijën. I shtyva për hatër të fëmijëve këto 25 vite. Jam rrahur edhe me dru. Nuk kam denoncuar. Këto dy vitet e fundit e teproi shumë. Mu martua dhe djali, nuk duroja dot më. Më tha o do dalësh e vdekur nga këto shtëpi, ose asnjë s’do t’i gëzojë. Ai e prishi shtëpinë. Kur vija nga puna, më qëllonte, më fyente. Erdhi puna për një kredi, se nuk i pagova dritat. Kur do ikja në mëngjes për të marrë kredi, më rrahu dhe më grisi rrobat. Na ka ardhur nga pas, djali i dytë i hoqi kaçavidën se donte më të qëllonte. Sa u ula në një lokal, ai erdhi dhe më qëlloi në publik, dhe nisi të më fyente me të gjitha fjalët. Lajmërova policinë, erdhën e morën. Policia më dha një urdhër mbrojtje për 15 ditë, por pas këtij urdhri më fyente dhe qëllonte prapë. Nuk më linte që të vinin njerëzit e mi në shtëpi”, tha Fatbardha Sakaj.

SI NISËN PROBLEMET NË ÇIFT
42-vjeçarja thotë se dëshironte të aplikonte për një kredi ne banke pasi nuk kishte mundësi të paguante energjinë elektrike, por familja e të shoqit i doli kundër dhe e bindi atë që të mos e lejonte. Qe nga ky moment filluan konfliktet mes tyre, bashkëshorti e ka dhunuar dhe pas denoncimit që ajo ka bërë në polici ka qenë ai që ka dorëzuar në gjykatë kërkesë padinë për divorc. Fatbardha e ka kundërshtuar fillimisht ndarjen, por edhe pse pa dëshirën e saj për te ndarë familjen, divorci u bë. Edhe pas vendimit të gjykatës dhe përfundimit të procesit vazhdonin të jetonin në të njëjtën shtëpi.
Gjatë kësaj kohe një ngjarje shume e rënde ka ndodhur në banesën e tyre. 42-vjeçarja thotë se njerëz të maskuar dhe të armatosur e kanë dhunuar e terrorizuar atë dhe fëmijët në mesnatë. Ajo tregon se pas kësaj ngjarje të rëndë fshihet ish-bashkëshorti, dhunuesit ishin nipërit e tij. Kane qenë fëmijet e vegjël ata të cilët edhe pse të tronditur kanë lajmëruar policinë. Pas disa ditëve në spital ajo ka denoncuar, por ende nuk ka asnjë përgjigje. Fatbardha Sakaj denoncon faktin se ndaj dhunuesve nuk u mor asnjë masë dhe kërkon të bëhet drejtësi për të dhe për fëmijët e saj./Balkanweb

Etiketa: rrefim dhune drru


Ju sugjerojmë

Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë

1 Shtator, 2025 12:58 pm
“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
Aktualitet

“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

1 Shtator, 2025 12:53 pm
Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë
Aktualitet

Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë

1 Shtator, 2025 9:40 am
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë

1 Shtator, 2025 9:02 am
Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

1 Shtator, 2025 8:38 am
Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
Aktualitet

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

31 Gusht, 2025 10:27 pm
Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

31 Gusht, 2025 8:54 pm
DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës
Aktualitet

DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës

31 Gusht, 2025 6:50 pm
Dibër/Bashkëshorti humb kontrollin e mjetit dhe aksidenton për vdekje bashkëshorten
Aktualitet

Kamëz/ Ra në kontakt më energjinë elektrike, humb jetën 51-vjeçari

31 Gusht, 2025 6:22 pm
Paraja jashtë bankave në rekord historik
Aktualitet

Paraja jashtë bankave në rekord historik

31 Gusht, 2025 5:33 pm
Para
‘Rama do bëjë spastrime, Basha s’ka asnjë shans, ndërsa Kryemadhi…’, ja analiza e Fatos Lubonjës

Flet Fatos Lubonja: Çfarë fshihet pas sulmit të Ramës ndaj gazetarëve

Federata e gazetarëve: Bëni pyetje, edhe nëse nuk u pëlqejnë politikanëve

Federata e gazetarëve: Bëni pyetje, edhe nëse nuk u pëlqejnë politikanëve

Skandal/ Virgjëria del në shitje në “Facebook”, vajza nga Durrësi kërkon mbi 20.000 euro

Skandal/ Virgjëria del në shitje në “Facebook”, vajza nga Durrësi kërkon mbi 20.000 euro
















TE FUNDIT

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit
1 Shtator, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar...

Lexo më shumë

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
1 Shtator, 2025

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë, pasi më 14 gusht dhunuan një turist austriak në  Durrës. “Në lidhje...

Lexo më shumë

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar
1 Shtator, 2025

Mediat ndërkombëtare raportojnë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka lënë Phenianin për në Kinë, ku pritet...

Lexo më shumë

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt
1 Shtator, 2025

Është gjetur Marbella të Spanjës trupi i pajetë i 30-vjeçarit Miklovan Danaj, i cili u zhduk në muajin maj. Mediat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com