Kronikë

“Do bëhem i penduar”, Xhixha për Dumanin:Kishte prokurorë në SPAK që e mbështesin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:55 - 21/05/22 |
Opi Nion

31-vjeçari Besjan Xhixha bashkë me të arrestuarit e tjerë ka pasur reagim të fortë në sallën e Gjykatë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur është përballur me Nuredin Dumanin.

Ai ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën, ndërsa ka paralajmëruar se mund të bëhet i penduar dhe të rrëfejë lidhjet e grupeve kriminale me politikën.

Gazetarja Kolidana Lala tha për BalkanWeb se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.

Di çdo gjë për Nuredinin edhe për të rregulluar dhëmbët e kam shoqëruar. Ju them vendet shkoni dhe i verifikoni. Kishte prokurorë në SPAK që e mbështesnin”,-mësohet se ka thënë ai.

Pas