Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Djali i Bledi Çuçit i arrestuar në Itali?E ëma e Endi Çuçit përgënjeshtron akuzat

2022/06/17 at 8:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Djali i Bledi Çuçit i arrestuar në Itali?E ëma e Endi Çuçit përgënjeshtron akuzat

Ka reaguar e ëma e Endi Çuçit, pas akuzave nga Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha se Endi Çuçi, djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi është arrestuar në Itali gjatë operacionit kundër trafikut të ilaçeve dhe pacientëve të sëmurë.

Përmes një postimi në Facebook, Zhaklina Peto ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se ato janë të pavërteta dhe të shëmtuara. Zhaklina Peto ka shkruar se as ajo dhe as i biri nuk kanë probleme me drejtësinë italinë. Ajo ka kërkuar që të mos hidhet baltë mbi të birin.

Postimi i plotë:

Me shqetësim shumë të madh dhe tepër e indinjuar dua të përgënjeshtroj të gjitha akuzat e pavërteta dhe të shëmtuara të cilat kanë dalë në media dhe që drejtohen ndaj meje personalisht dhe djalit tim Endi Çuçi.

Që ne fillim dua t’ju sqaroj se as unë dhe as djali im nuk kemi probleme me drejtësinë italiane pavarësisht përmendjes në mënyrë rastësore në një hetim të drejtësisë italiane që s’ka të bëjë fare me ne. Kjo është e cilësuar fare qartë edhe në fashikullin e hetimit të cilin e keni bashkëlidhur dhe po e citoj:

…“Në shqyrtimin e fakteve që lidhet me paragrafin në fjalë, bëjmë me dije që në fillim se elementet që kemi në dispozicion na ndalojnë, aktualisht, që të përcaktojmë ndonjë veprim me rendësi penale, në ngarkim të disa prej personave të përmendur (SOTIRI ROMEO, PETO ZHAKLINA, XHABAFTI SOKOL dhe CUCI ENDI), duke qenë se nga aktet e hetimit nuk figuron asnjë element që t’i lërë vend ngritjes së akuzave në të ardhmen”…

Unë kam qenë në Itali për t’u kujdesur për nënën time të sëmurë gjatë vitit 2021, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në 3 Maj 2021 në Itali. Në datën 4 Maj 2021 im bir erdhi në Itali dhe së bashku u kthyem në Shqipëri për t’i bërë nënës nderimet e fundit.

Askush nuk ka të drejtë që për qëllime tërësisht politike të na linçojë dhe dënojë publikisht. Unë iu kërkoj vetëm të mos hidhni baltë mbi djalin tim, një i ri i sapodiplomuar që sapo ka filluar të ecë në jetë dhe ndryshe nga çfarë shpifet nga puseta dixhitale, punon prej shtatorit 2021 për EPO në Mynih, Gjermani (The European Patent Office – Zyra Europiane e Markave dhe Patentave). Faleminderit!

Ndërkohë sipas Berishës, Endi Çuçi është ndaluar nga autoritetet italiane si anëtar i mafies së që kontrabandonte medikamente me bazë droge nga Italia në drejtim të Shqipërisë dhe pacientë shqiptarë drejt spitaleve italiane. Po ashtu Berisha thotë se ka pasur ndërhyrje të fuqishme nga Shqipëria për lirimin e tij nga burgu.

Ju sugjerojmë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

I mituri qëllon me thikë 34-vjeçarin në Korçë

5 Shkurt, 2026 12:47 pm
Protestë/ Banorët e Rrjollit mblidhen para SPAK për tjetërsimin e pronave
Kronikë

Protestë/ Banorët e Rrjollit mblidhen para SPAK për tjetërsimin e pronave

5 Shkurt, 2026 12:23 pm
Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet
Kronikë

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

5 Shkurt, 2026 12:16 pm
Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s
Aktualitet

Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s

5 Shkurt, 2026 12:06 pm
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Pushteti ka zëvendësuar ligjin, OKB-ja po dështon
Bota

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Pushteti ka zëvendësuar ligjin, OKB-ja po dështon

5 Shkurt, 2026 12:04 pm
Zelensky: Që nga pushtimi rus janë vrarë 55 000 ushtarë ukrainas
Bota

Zelensky: Që nga pushtimi rus janë vrarë 55 000 ushtarë ukrainas

5 Shkurt, 2026 11:46 am
Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare
Politikë

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare

5 Shkurt, 2026 10:44 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

BE: Sanksionet perëndimore po godasin fort ekonominë ruse

5 Shkurt, 2026 10:29 am
Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë
Aktualitet

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë

5 Shkurt, 2026 9:46 am
“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump
Bota

“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump

5 Shkurt, 2026 9:29 am
Para
Johnson premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Johnson premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Rama premton të sjellë në Shqipëri “Formula 1”

Rama premton të sjellë në Shqipëri “Formula 1”

U gjet e vdekur në Kuçovë, fqinji mbyti gruan dhe trupin e hodhi në kanal

EMRI/ Qëllohet me armë zjarri ndaj një 30-vjeçari në Elbasan

TE FUNDIT

I mituri qëllon me thikë 34-vjeçarin në Korçë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
5 Shkurt, 2026

Një 17-vjeçar u arrestua në Korçë, pasi gjatë një konflikti të ndodhur në ambientet e një lokali, dyshohet se plagosi...

Lexo më shumë

Protestë/ Banorët e Rrjollit mblidhen para SPAK për tjetërsimin e pronave

Protestë/ Banorët e Rrjollit mblidhen para SPAK për tjetërsimin e pronave
5 Shkurt, 2026

Pas tre ditëve protestë në Rrjoll të Velipojës, banorët e kësaj zone u zhvendosën në hyrje të SPAK prej të...

Lexo më shumë

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet
5 Shkurt, 2026

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, mëson A2CNN. Organi i akuzës ka sekuestruar...

Lexo më shumë

Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s

Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s
5 Shkurt, 2026

Në Uashington DC u zhvillua Forumi i Sigurisë me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe Partneriteti me SHBA-në”, i organizuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com