Kronikë

EMRI/ Qëllohet me armë zjarri ndaj një 30-vjeçari në Elbasan



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:50 - 17/06/22 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan në lagjen “Skënderbej”.

Bëhet me dije se është qëlluar me pistoletë 7 herë në drejtim të Arben Bekteshit, ndërkohë që menjëherë ka ndërhyrë policia.

Autori është shpallur në kërkim, pasi është larguar menjëherë nga vendngjarja. Autori është një i ri i cili jeton në të njëjtën lagje me Bekteshin. Mësohet se shkak për sherrin ka qenë një parakalim i bërë 3 javë më parë. Fatmirësisht plumbat nuk kanë lënduar kalimtarët që ndodheshin në rrugë.

Dy të rinjtë janë konfliktuar para disa ditësh me njëri-tjetrin, ndërsa sot njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas