Një tjetër vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në kodrat e Shën e Premtes në Divjakë.
Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 20 ha, duke djegur shkurre dhe ullishte.
Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete zjarrfikëse të Divjakës, të cilët prej 4 orësh po punojnë për izolimin e vatrave të tij.
Në ndihmë të tyre kanë shkuar punonjës së Bashkisë Divjakë, policë të komisaritit dhe banorët e zonës, ndërsa zjarri vazhdon të jetë aktiv.