Rajoni

Skandali me përgjimet, Mitsotakis: Nuk isha në dijeni, kontrolle shërbimeve sekrete



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 08/08/22 |
Opi Nion

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis tha se nuk kishte qenë në dijeni të faktit se telefoni i liderit të partisë opozitare socialiste PASOK, Nikos Androulakis, ishte përgjuar në vitin 2021, duke u përpjekur të distancojë veten nga një skandal politik në rritje.

Rasti, që doli në dritë javën e kaluar, ka nxitur reagime të ashpra, me partitë opozitare që kërkojnë hetime dhe i kanë quajtur zbulimet si Watergate-in personal të Mitsotakis.

“Ajo që ndodhi mund të ketë qenë e mbështetur në ligj por ishte një gabim. Unë nuk isha në dijeni dhe sigurisht nuk do ta kisha lejuar kurrë”, -deklaroi kryeministri grek.

Mitsotakis njoftoi masa për të shtrënguar kontrollin ndaj operacioneve të shërbimit kombëtar të zbulimit dhe për të rritur transparencën lidhur me praktikat e saj.

 “Do të diskutoj lidhur me propozimet që do të fuqizojnë transparencën në veprimet e shërbimeve sekrete, sigurisht pa e penguar misionin e tyre, duke nisur nga kontrolle me strikte lidhur me survejimin ligjor”, -shtoi ai.

Androulakis, i zgjedhur lider i PASOK në dhjetor të 2021-shit tha të premten se kishte mësuar se bisedat e tij ishin përgjuar nga shërbimet sekrete në fund të 2021-shit. Ai nuk e zbuloi burimin e informacionit.

Të shtunën, Mitsotakis, partia e të cilit përballet me betejën për t’u rizgjedhur vitin e ardhshëm i kërkoi falje rivalit politik. Më herët gjatë ditë, kreu i shërbimit kombëtar të zbulimit Panagiotis Kontoleon, dhe shefi i kabinetit Grigoris Dimitriadis, dhanë dorëheqjen lidhur me rastin.

PASOK është aktualisht partia e tretë më e madhe politike në Greqi pasi Syrizës së majtë. Për dekada ka qenë rivalja kryesore e partisë konservatore Demokracia e re e Mitsotakis.

Pas