Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ditari i fshehtë i Caroline, e cilësonte burrin person të rrezikshëm

2021/06/26 at 11:55 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ditari i fshehtë i Caroline, e cilësonte burrin person të rrezikshëm

Të tjera detaje nga raporti i 20-vjeçares Caroline me bashëshortin e saj, Babis. “Daily Mail” nxjerr detaje nga ditari i viktimës, i gjetur i fshehur në kutitë e këpucëve të çiftit në banesën Glyka Nera.


Sipas gazetës britanike, provat e reja e bëjnë të qartë se martesa e viktimës me 32-vjeçarin nuk po shkonte mirë dhe se Caroline e konsideronte burrin e saj si një person jashtëzakonisht të rrezikshëm.

“I vetmi person nga i cili ajo mund të fshehë ditarin ishte burri i saj,” u citua një burim policie nga Daily Mail.

Në fakt, policia që heton çështjen, vlerëson se shumë nga fjalët që Caroline përdor në ditarin e saj sekret, janë shkruar me gërma me ngjyra të ndryshme dhe përmbajnë emra të “koduar”, në mënyrë që Babis Anagnostopulos të mos mundej të deshifronte të gjitha përmbajtjet, në rast se ditari do të binte në duart e tij.  Sipas një burimi policor të cituar nga Daily Mail, Caroline përdori shkronjat “DG” (Djali i Rrezikshëm) për të përshkruar burrin e saj si një “djalë jashtëzakonisht të rrezikshëm”. Ditari thuhet gjithashtu se përmban cilësime negative ndaj bashkëshortit, çka vërteton se marrëdhënia e tyre ishte problematike. Autenticiteti dhe vlefshmëria e këtij ditari të veçantë të cituar nga Daily Mail mbetet për t’u provuar, pasi ajo që ishte bërë e njohur deri më tani nga dosja e çështjes nuk përfshin informacion në lidhje me ditarin e dytë të Caroline, shkruan CNN grek.

Disa ditë më parë, artikuj në shtypin grek tashmë kishin nxjerrë në dritë të dhëna nga një ditar i Caroline që përshkruante situata në marrëdhëniet e çiftit dhe gjendjen e tyre psikologjike. Vlen të përmendet se Caroline vuante nga depresioni pas lindjes, ndërsa në informacion thuhet se foshnja e saj lindi para kohe me probleme serioze shëndetësore, për të cilat ajo tashmë ka kaluar dy operacione.

Nga ato detaje të ditarit të Caroline, të cilat u përfshinë në dosjen e çështjes, duket se tensionet në marrëdhëniet e çiftit ishin prej kohësh. Konkretisht, 31 shënime u gjetën në ditarin e saj nga data 15.11.19 deri më 02.11.20 ku shihen edhe synimet e viktimës për të lënë burrin e saj, duke marrë fëmijën e tyre me vete.

Në të njëjtën kohë, një mister mbulon udhëtimin që Caroline 20-vjeçare dyshohet se bëri në Kretë dhe posaçërisht në Souda. Sipas asaj që ka dalë në dritë, në javën e dytë të prillit, 20-vjeçarja dyshohet se vizitoi një person mashkull në Souda, në mënyrë që të shihte një shtëpi me qira.

Duke folur për Creta24, pronari i shtëpisë zbuloi se Caroline e pafat nuk vizitoi kurrë shtëpinë, fotot e së cilës janë publikuar në media.

“Ajo nuk erdhi këtu, as kjo vajzë e as burri i saj nuk më telefonuan. Unë e kam ngarkuar njoftimin në një faqe të cilën ajo mund ta ketë parë dhe e ka ruajtur në laptopin e saj, në mënyrë që ajo ta shohë atë në një moment dhe nuk ka arritur ta shohë”, u shpreh ai.

Sipas pronarit të shtëpisë, shtëpia ishte marrë me qira deri në dhjetor, ndërsa aktualisht aty po jeton vajza e tij. “Për momentin, vajza ime po qëndron përkohësisht, derisa ta shes, sepse e kam nxjerrë në shitje në agjenci të pasurive të patundshme. Vajza nuk ka ardhur, këtu. As ajo dhe as e shoqëruar me dikë tjetër. Ajo e ka parë njoftimin në një faqe dhe ka shumë të ngjarë që Policia Greke ta ketë parë atë në siten ku është nxjerrë”./Opinion.al

 

Etiketa: babisCaroline


Ju sugjerojmë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
Bota

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

16 Korrik, 2026 1:58 pm
Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
Kryesore

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

16 Korrik, 2026 1:56 pm
Para
Emrat/ Masakër në Shkodër, vriten 4 persona dhe plagosen 2 të tjerë

Emrat/ Masakër në Shkodër, vriten 4 persona dhe plagosen 2 të tjerë

Krimi në Shkodër,drejtori i policisë:Sherri nisi për çadrat dhe shezlongët

Krimi në Shkodër,drejtori i policisë:Sherri nisi për çadrat dhe shezlongët

3 vite më parë i ekzekutuan djalin,kush është biznesmeni që mbeti i vrarë

3 vite më parë i ekzekutuan djalin,kush është biznesmeni që mbeti i vrarë
















TE FUNDIT

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
16 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, me pasoja në jetë njerëzish. Në fshatin Mengël, automjeti që...

Lexo më shumë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
16 Korrik, 2026

Një 18-vjeçar dhe babai i tij janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pas plagosjes me thikë të një 32-vjeçari në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}