Aktualitet

3 vite më parë i ekzekutuan djalin,kush është biznesmeni që mbeti i vrarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:29 - 27/06/21 |
Opi Nion

Biznesmeni Kujtim Ferracaku, 59 vjeç është një nga personat që mbeti i vrarë gjatë konfliktit me armë mbrëmjen e djeshme në Velipojë. Ferracaku ishte pronar i hotel “Fantazia” në Velipojë, ndërsa i plagosur ka mbetur dhe vëllai i tij Hasani. Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, të cilit iu bë atentat në vitin 2018.

Arjan Ferracaku u ekzekutua më 1 shtator 2018, teksa po kalëronte i shoqëruar nga miqtë e tij. Babai i dy fëmijëve të mitur u qëllua nga një person, i cili i zuri pritë. Sipas hetuesve, autori ka qëlluar nga një largësi prej afro 70-100 metra.

Arjan Ferracaku dhe personat e tjerë ishin mbi kuaj, duke bërë hipizëm dhe parapërgatitje për kampionatin me kuaj, që ishte parashikuar me 15 shtator në plazhin e Velipojës. Ndërkohë 4 persona ndërruan jetë dhe dy të tjerë u plagosën, pas një konflikti me armë gjatë orëve të mesnatës në plazhin e Velipojës.

I plagosur ka mbetur dhe Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtimit dhe xhaxhai i Arjanit, që sipas policisë së bashku me Elmilind Dylin, 17 vjeç, gjithashtu i plagosur dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur. Shkak për sherrin u bë vendosja e shezlongëve në hapësirat e dy hoteleve që janë të vendosur 50 metra në distancë nga njëri-tjetri./Opinion.al

Pas