Trupat ruse kanë pushtuar dhe kanë marrë nën kontrollin e tyre centralin bërthamor të Zaporizhzhia, thonë autoritetet ukrainase.
“Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë,” tha një autoritet lokal në mediat sociale, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
“Personeli i stacionit vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen”, u shpreh ai ai.
Një zjarr shpërtheu në fabrikë më herët – në centralin bërthamor më të madh në Evropë – pas një sulmi rus me bomba.
Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se zjarri në ndërtesën e trajnimit të uzinës u shua në orën 6:20 të mëngjesit dhe nuk u raportua për vdekje apo lëndime.
Video u publikua në rrjetin social Facebooknga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili akuzoi Rusinë për goditje të qëllimshme në termocentralin bërthamor dhe u kërkoi udhëheqësve evropianë që të “zgjohen tani” dhe të ndalojnë forcat ruse “përpara se kjo të kthehet në një fatkeqësi bërthamore”.