Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diplomatët thirrje Kosovës që t’i lejojë serbët të votojnë në referendum

2022/01/14 at 7:11 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Diplomatët thirrje Kosovës që t’i lejojë serbët të votojnë në referendum

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës thanë të premten se hapja e qendrave të votimit në territorin e Kosovës për një referendum të Serbisë paraqet shkelje të qartë të Kushtetutës, ligjeve të saj si dhe praktikave ndërkombëtare.


Të dielën me 16 janar, Serbia mban një referendum për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe Beogradi synon që në votime të marrin pjesë edhe serbët e Kosovës, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar pasoja afatgjata nëse nuk lejohet një gjë e tillë dhe u ka bërë thirrje diplomatëve perëndimorë që të ushtrojnë ndikim mbi Prishtinën.

Në një deklaratë të përbashkët të presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të parlamentit Glauk Konjufca, pas takimit me diplomatët e pesë vendeve kryesore perëndimore dhe Bashkimit Evropian, thuhet se “mbajtja e referendumit është shkelje e tërësisë tokësore nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës”.

Të tre udhëheqësit u gjetën nën trysni të premten nga diplomatët e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian për të lejuar referendumin.

Diplomatët perëndimorë shprehën keqardhjen që “qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të grumbullojë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar”.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet në një deklaratë duke ju referuar praktikës së mëhershme të grumbullimit të votave për zgjedhjet e Serbisë nga misioni i OSBE-së.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në Kosovë të zbatohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër, duke nënvizuar se Kushtetuta, ligjet dhe e drejta ndërkombëtare nuk e njohin të drejtën e një shteti për të organizuar referendum në territorin sovran të një shteti tjetër.

Sipas tyre praktikat e deritanishme të zbatuara që nga viti 2012, kanë qenë kundërkushtetuese, e si rrjedhojë nuk janë detyrim për institucionet aktuale, ndërsa nënvizohet se këto praktika vetëm sa kanë fuqizuar strukturave e paligjshme të Serbisë në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi për të shtunën një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit lidhur me këtë çështje.

Mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë është kundërshtuar edhe nga partitë opozitare.

Diplomatët perëndimorë u bënë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorikat që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

Edhe, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes nje letre që u publikua të enjten mbrëma nga qeveria e Kosovës, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti për bahskëpunim në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjes së pakicave kombëtare dhe arritjen e një marrëveshje me Serbisë, që në qendër ka njohjen e ndërsjellë.

Shtetet e Bashkuara, thotë sekretari Blinken, pret që nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti të rikthehet ‘momentumi’ në procesin e dialogut duke i mbështetur zotimet paraprake të Kosovës, duke nxitur transparencën, duke i shmangur veprimet apo retorikën që mund t’i rrisë tensionet dhe duke u angazhuar në negociata me përqendrimin, kreativitetin dhe urgjencën e kërkuar”, thuhet në letër.

Kryeministri Kurti, mirëpriti letrën e sekretarit Blinken duke nënvizuar se Kosova është mirënjohëse për përkushtimin amerikan ndaj normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme me qendër njohjen e ndërsjellë”.

Analistët në Prishtinë thonë se letra e sekretarit Blinken, flet për shtimin e angazhimit amerikan për të çuar përpara procesin e normalizimit Kosovë – Serbi.

“Ky është edhe një tregues që Shtetet e Bashkuara kanë filluar të kanë një fokus më të shtuar në rajonin e Ballkanit dhe pritet që edhe Kosova ta luaj edhe rolin e vet në këtë zhvillim që presim gjatë këtij viti, është inkurajuese po shpresoj që edhe zoti Kurti do ta lexoj në mënyrë të tillë dhe të luaj atë pjesën e vet të lojës që të tregoj partneritet dhe të bëhet pak më konstruktiv ashtu siç e pamë në letër sidomos në çështjen e dialogut dhe të tregoj se mund ta zgjidhë këtë çështje, pra ka një shans historike në të cilën ai mund ta luaj rolin e vet sepse këtë e ka marr edhe nga populli në mandatin e tij”, tha analisti Ilir Ibrahimi.

“E cila në fakt i rikonfirmon zotimet amerikane, rikonfirmon përkushtimin dhe mbështetjen amerikane për Kosovën duke llogaritur ndoshta që Kosova kishte nevojë edhe për një konfirmim të tillë të qëndrimit amerikan karshi Kosovës i cili dukej sikur është luhatur jo që Shtetet e Bashkuara kishin dhënë ndonjë shenjë por sepse politika e jashtme e Kosovës nuk kishte arritur t’i përmbahej atij le të themi kohezionit, koherencës së raporteve me SHBA-të të cilat u dukën sikur ishin luhatur dhe ky konfirmim mendoj që vjen në kohën më të mirë të mundshme për Kosovën dhe duhet të merret shumë seriozisht”, tha profesori Rrahman Paçarizi./VOA



Ju sugjerojmë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Kronikë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

5 Korrik, 2026 12:07 pm
Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump

5 Korrik, 2026 12:00 pm
Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
Kryesore

“Po i dëgjojmë protestuesit”, Rama për tubimet: Dialogu po pengohet nga…

5 Korrik, 2026 11:54 am
Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
Aktualitet

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

5 Korrik, 2026 10:32 am
Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
Aktualitet

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026 10:18 am
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

5 Korrik, 2026 8:54 am
Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
Aktualitet

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

5 Korrik, 2026 8:49 am
Para
Vaksina AstraZeneca, Brataj: Janë të aprovuara, s’ka vend për shqetësim

Omicron në Shqipëri, Brataj: Do të ketë rritje të tjera të infektimeve

Basha urdhëron riorganizim dhe zgjedhje në Forumin Rinor të PD-së

Presidenti publikoi mesazhet e shkëmbyera gjatë protestës, Këlliçi shpjegohet

Aksidenti i trefishtë në Thumanë, të plagosurit drejt Traumës

Elbasan/Vajza drejtuese e motorit aksidenton biçiklistin
















TE FUNDIT

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
5 Korrik, 2026

Është mbyllur seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për 21 protestuesit e arrestuar pas tensioneve së të së enjtes para...

Lexo më shumë

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
5 Korrik, 2026

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë, në Bashkinë Fier. Pas njoftimit nga banorët,...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
5 Korrik, 2026

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Coney Island të Bruklinit,...

Lexo më shumë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
5 Korrik, 2026

Po zhvillohet në këto momenti gjyqi për 21 të arrestuarit, pas tensioneve me policinë dhe deputetët në protestën e të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}