Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Digjitalizimi i administratës, Rama: Nga 2020 u dhanë 49 mln shërbime online, kursyem 640 mln euro

2025/04/17 at 11:14 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Digjitalizimi i administratës, Rama: Nga 2020 u dhanë 49 mln shërbime online, kursyem 640 mln euro

Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë ditën e sotme në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike.


Gjatë fjalës së tij, Rama tha se e shkuara e administratës ka qenë “lëmsh e li”, ndërsa thekson se nga viti 2020 e deri më sot janë dhënë të paktën 49 milionë shërbime online.

Sipas tij për shkak të digjitalizimit është arritur kursimi i 640 milionë euro.

“Ajo që ka ndodhur në dekadën e fundit është e jashtëzakonshme. Kjo është kaq e vërtetë saqë Shqipëria konsiderohet si vend lider në rajon nga digjitalizimi i shërbimeve publike, e në çdo klasifikim evropian ne jemi mbi mesin e klasifikimit, çka duke pasur parasysh nga çfarë humnere e nisëm ngjitjen, e bën spektakolare këtë transformim.

Këtë transformim që ka emrin në fillim të AKSHI-t, e cila në fillim ishte një agjenci fantazëm, e sot platforma jep 95% a më shumë të shërbimeve online, ndërsa dikur jepte një grusht qesharak shërbimesh, sot ka arritur një skuadër që i shërben shtetit por është lider në treg sa i përket kapaciteteve të veta profesionale.

Nga ana tjetër, padiskutim në këtë process, nuk mund të mos vlerësoj edhe ata që Linda përmendi, sepse ky është një proces që kushton. E Shqipëria tani ka filluar të krijojë kapacitete financiare të konsiderueshme në raport me ambicien e vet. Deri para pak kohe ishte e domosdoshme mbështetja që fatmirësisht e kemi gjetur nga disa partnerë. Është jo e lehtë të kthethesh pas, ato pamje që ishin bardh e zi e që sot e për ne, që i kemi jetuar deri para një dekade duken si pamje të Luftës së Dytë Botërore.

Një realitet shumë i zymtë, por trashëgimia e atyre pamjeve si arkiva, ku ishin bërë lëmsh e li dokumentet e shtetit, është një trashëgimi ende që peshon e na vështirëson procesin, pasi digjitalizimi i plotë i atyre arkivave është një domosdoshmëri. 54 shërbime do merren drejtpërdrejtë me vulë elektronike me kërkesë zanore.

Nga ana tjetër janë 3.3 mln përdorues, praktishit gjithë shqiptarët, që janë aktivë brenda e jashtë vendit, dhe bizneset, e prej vitit 2020 janë dhënë 49 mln shërbime. Përfytyroni 49 mln qëndrime në radhe, kontakte sy më sy e vesh më vesh, frymë më frymë, me shtetin nëpër sportele. 49 mln radha, 49 mln raste ku mundësia për të dalë të stresuar nga kontakti apo e për të pasur ndjesinë e një dore që të futet në pantellona për të kërkuar lekë, është një mundësi reale. Të gjitha këto të eliminuara, bashkë me mortjen e korrupsionit endemik. Një mortje që persekutonte shqiperinë ne çdo sportel, në çdo hap.

Ne kemi bërë një audit ndërkombëtar të platformës për të kuptuar se çfarë ka provuar ky transformim. 640 mln euro të kursuera, vetëm nga ky transformi, vetëm nga asgjësmi i radhëve, nga kursimi i kohës.
1 mln km rrugëtim vajtje-ardhje njerëzish, për të marrë dokumentat, ose se kjo më pëlqen, na e kanë dhënë përpara si një shëmbull, 25 mijë xhiro rreth tokës.

Të gjitha këto përfshijnë edhe shërbimet publike, ata që jetojnë jashtë kanë kursyer 57 mln euro, ngaqë i marrin shërbimet nga platforma. Më e rëndësishmja ata që jetojnë jashtë i marrin shërbimet njësoj si ata që jetojnë brenda, pa pasur nevojë për të ardhur në Shqipëri, e për të bërë pjesëmarrësin në ato skena të tmerrshme në sezonin e verës, ku njerëzit dyndeshin në sportele për të marrë një letër. E bëheshin si refugjatë në një kamp lufte”, tha Rama.



Ju sugjerojmë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

18 Qershor, 2026 8:11 pm
Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
Bota

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 7:37 pm
Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
Kryesore

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

18 Qershor, 2026 7:20 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

18 Qershor, 2026 6:28 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Politikë

“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku

18 Qershor, 2026 5:32 pm
“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK
Aktualitet

“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK

18 Qershor, 2026 4:59 pm
Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë
Kronikë

Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë

18 Qershor, 2026 4:33 pm
Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
Bota

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

18 Qershor, 2026 3:37 pm
U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit
Kronikë

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

18 Qershor, 2026 3:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

18 Qershor, 2026 3:14 pm
Para
Rama: Falë bashkëpunimit me Mira Muratin, negociatat me BE po bëhen me AI

Rama: Falë bashkëpunimit me Mira Muratin, negociatat me BE po bëhen me AI

“Vitin e kaluar kemi patur 42 sulme serioze nga Irani”/ Rama: Kemi një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avancuar në Europë

“Vitin e kaluar kemi patur 42 sulme serioze nga Irani”/ Rama: Kemi një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avancuar në Europë

Të pandehurit kërkojnë ndarjen e çështjes, GJKKO shtyn seancën për dosjen Metamorfoza

Të pandehurit kërkojnë ndarjen e çështjes, GJKKO shtyn seancën për dosjen Metamorfoza
















TE FUNDIT

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
18 Qershor, 2026

Sot po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake. Qytetarët nisën grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, por këtë herë...

Lexo më shumë

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
18 Qershor, 2026

Lufta nisi nga një ide e thjeshtë: Netanyahu e bindi Trumpin se mjaftonte një goditje e fortë për të ndryshuar...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
18 Qershor, 2026

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro amnistinë penale, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 466 personave...

Lexo më shumë

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
18 Qershor, 2026

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}