Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të dytë pasi ditën e djeshme nuk është dorëzuar emri i asnjë kandidati.
Pasditen e sotme, në orën 18:00 pritet të zhvillohet dhe seanca e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë i cili do të jetë thjeshtë një procedurë pasi nuk ka një emër për t’u votuar.
Komisioni i Ligjeve u mblodh sot në orën 09:00, pas konstatimit se nuk kishte asnjë kandidaturë për emrin e Presidentit nga opozita, është mbyllur duke njoftuar se mbledhja tjetër do të njoftohet pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve.
“Edhe për këtë raund nuk ka kandidatura, raundi i dytë quhet i kryer”,-tha kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka./Opinion.al