Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kile të tepërta nga festat? Ja ku e keni dietën

2016/01/02 at 6:31 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kile të tepërta nga festat? Ja ku e keni dietën

“Festat e fundvitit me ngarkesën kalorike që kanë, patjetër na bëjnë të jemi 3-4 kg më tepër mbi peshore dhe ca cm më shumë në perimetër.. Pas ditëve të fundit të vitit, dieta që duhet të ndjekim në fakt nuk duhet të synojë vetëm humbjen e shëndetshme të kileve që janë marrë pa karar, por dhe një detox total të trupit që do të ishte mjaft i shëndetshëm. Ushqimi duhet të jetë i varfër në kalori, yndyra, por dhe i pasur në ujë, vitamina e kripëra minerale. Fillimisht duhen respektuar vaktet dhe në vecanti vakti i mëngjesit.


Asnjëherë nuk ndodh që nëse dikush ka abuzuar në darkë ta kompensojë me shmangien e mëngjesit. Mëngjesi duhet të konsistojë në 1 fetë bukë thekre, ose integrale, një kos natyral, kafe apo çaj, një porcion frutash (një frut i gjallë, një komposto apo një lëng frutash pa sheqer) ose kos me tërshërë dhe fara lini. Frutat të përdoren më mirë në mëngjes se sa në drekë dhe darkë, pasi dreka dhe darka ne rastet kur duam të humbasim peshë është më mirë që mos të mbyllen me sheqer. Kur ne konsumojmë fruta në mëngjes, organizmi ynë i asimilon më mirë sheqernat në mes të ditës dhe i magazinon më pak. Mos hani më shumë se 250 gr fruta në ditë, pra jo më shumë se 2 fruta në ditë. Thyejini vaktet e mëdha me pak bajame. Shmangni të gjitha ushqimet që keni konsumuar gjatë festave, si ëmbëlsirat, salcat, ushqimet e përpunuara dhe të procesuara, konservat dhe të skuqurat. Eliminoni yndyrnat dhe sheqernat e këqija si ëmbëlsirat, karamelet, çokollatat, por edhe alkooli i çfarëdolloj, i cili është një bombë e vërtetë kalorish, pasi 1 fr alkol përmban rreth 7 kalori. Yndyrnat e këqija duhet të zëvendësohen me ushqime me më pak yndyrë si peshku dhe mishi i bardhë dhe të gatuara me avull, me presion apo të pjekura pasi mënyra e gatimit ka shumë rëndesi në ruajtjen e vlerave ushqimore dhe kaloritë. Në sallatë përdorni vaj ulliri ekstra i virgjër, vendosni në vaktet kryesore në pjesën më të madhe të pjatës ushqime të pasura në fibra. Përveç mëngjesit të plotë, kujdes me drekën dhe darkën. Në drekë, konsumoni nje racion mish ose peshk të shoqëruar me perime të ziera, dhe dreka sa më e lehtë.

Në tavolinat tona nuk duhet që të mungojnë kivit, portokallet, dardhat. Portokallet janë të pasur me vitamina C, forcojnë sistemin tonë imunitar dhe na ndihmojnë t’i mbajmë larg sëmundjet. Dardhat, njihen për efektin e tyre laksativ, të pasura me ujë dhe me fruktozë, ideale për ata që e duan shijen e ëmbël. Por, mos të harrojmë as kivin, i cili është mjaft i rëndësishëm pasi përmban vitaminë C, fosfor dhe kalium, duke e përmirësuar lëvizshmërinë e zorrëve. Të gjitha këto janë të pasura në vitaminën C, por edhe fosfor, kalium, të cilat përmirësojnë aktivitetin intestinal. Veç tyre, zarzavatet duhet të jenë gjithmonë te freskëta. Në radhë të parë spinaqi i cili është i pasur në hekur, po kështu edhe sallata, e cila është e varfër në kalori, por heq ndjenjën e urisë. Karota gjithashtu, e pasur me vitaminën A, finoku, janë të rekomandueshme në këtë periudhë. Nuk duhet të heqim dorë edhe nga orizi, mishi i pulës, por edhe supat, veçanërisht me bishtajore. Kopra dhe selinoja e majdanozi këshillohen shumë të përdoren për të përmiresuar tretjen. Lulelakra dhe brokoli janë të mrekullueshme, pasi është vërtetuar se janë një thesar mineralesh dhe vitaminash. Ne duhet të mundohemi t’i kombinojmë këto perime me oriz të zier, mish të bardhë dhe në përgjithësi me ushqim sa më të thjeshtë të jetë e mundur. Gjithashtu, preferohen edhe supat, veçanërisht bishtajore, që e rrisin lëvizshmërinë e zorrëve dhe sigurojnë energji të nevojshme për ta luftuar të ftohtin.

Filloni te konsumoni sa më shumë lëngje, në mënyrë që të pastrohet mëlçia. Pini çdo ditë çaj jeshil me limon ose qitro të shtrydhur. Zvogëlojeni porcionin e pjatës me 1/3. Në mëngjes filloni me një gotë ujë të ngrohtë me limon. Lëngu i limonit përmirëson tretjen dhe asimilimin e sheqernave dhe mineraleve. Një mënyrë shumë e efektshme për rënien në peshë gjatë gjithë vitit është aktiviteti fizik, në mënyrë që të rritet metabolizmi dhe të digjen kalori me lehtësi.

Ekuilibrimi i ushqimit nuk do të thotë që të hiqet dorë nga ushqimet e këndshme të ditëve të festave. Ushqimet duhet të vazhdojnë të jenë me pamje të këndshme e të shijshme, si dhe të larmishme. Dieta nuk mund të japë maksimumin e saj nëse ajo nuk shoqërohet edhe me aktivitet fizik. Ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme, ndaj filloni pra menjëherë pas festave me pesha, biçikleta, ushtrime te tjera fizike, por edhe me ecje dhe vrapime në ajër të pastër”. /Shkrimi u botua në faqen zyrtare të  dietologes Anila Kaleshi/



Ju sugjerojmë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje
Rajoni

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

5 Korrik, 2025 6:45 pm
Para
Nga Mbretëresha e Anglisë tek Hitleri, ja diktatorët më të egër në botë

Nga Mbretëresha e Anglisë tek Hitleri, ja diktatorët më të egër në botë

Seks në 31 Dhjetor ? Ja pozicionet që e kthejnë në kryevepër

A ka ardhur koha t'ju themi 'stop' ketyre gabimeve ne dashuri?

Seti i fotove “Uji”, shihni botën në 3 D

Seti i fotove "Uji", shihni botën në 3 D

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
5 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com