Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dibër/Pasi e qëlloi 6 herë me thikë, gruaja e parë i lutet burrit për ribashkim 

2016/08/02 at 4:23 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dibër/Pasi e qëlloi 6 herë me thikë, gruaja e parë i lutet burrit për ribashkim 

Gruaja e parë e Besnik Bashës, e cila u arrestua pasi qëlloi gjashtë herë në gjumë me thikë të shoqin, ka shfaqur pendesë dje në Gjykatën e Dibrës. Rudina Basha ka kërkuar mëshirën e trupit gjykues për ta lënë atë pranë fëmijëve të saj, ndërsa ka deklaruar se sado ta dënojnë, ajo do të kthehet sërish te bashkëshorti i saj.


Gjykata e Dibrës vendosi për 36­vjeçaren Basha masën e sigurisë “burg pa afat” dhe “arrest shtëpie” për bashkëshortin e saj, Besnik Basha. Këto masa kërkoi para trupit gjykues edhe Prokuroria e Dibrës.

Më 27 korrik të këtij viti, Rudina Basha qëlloi në gjumë gjashtë herë me thikë burrin e saj 45­ vjeçar, ndërsa shkak u dyshua xhelozia e bashkëshortes për gruan e dytë, me të cilën Besniku kishte edhe katër fëmijë të tjerë. Besnik Basha i shpëtoi vdekjes, por pas kontrollit në banesën e tij, në fshatin Dragu, iu gjet një armë zjarri dhe u arrestua në kushtet e flagrancës, paçka se ishte në urgjencën e spitalit të Peshkopisë. 36­vjeçarja, nënë e gjashtë fëmijëve, i tha trupit gjykues se nuk mbante mend çfarë kishte bërë dhe shprehu pendesë për krimin e kryer.

“Nuk mbaj mend çfarë kam bërë. Nuk kam dashur ta vras burrin tim. Vërtet kishim halle dhe jeta në fshat ishte e vështirë, por ky nuk është shkaku i ngjarjes. Lus Zotin që burri im të jetë gjallë dhe të kujdeset për fëmijët. I kërkoj ndjesë dhe lutem të jemi përsëri bashkë. Pres vendimin e drejtësisë dhe sapo të mbaroj dënimin, do të rikthehem pranë burrit tim dhe fëmijëve. Asgjë nuk e kam bërë me paramendim. Pres masa lehtësuese.

Dua të jem pranë gjashtë fëmijëve”, ështshprehur Rudina Basha para Gjykatës Dibër. Ajo nuk përmendi para gjykatës xhelozinë për gruan tjetër dhe mënyrën se si trajtoheshin nga i njëjti burrë, por kuptohet se ky ka qenë shkaku kryesor i ngjarjes së rëndë. Në fakt, ditën e arrestimit ajo deklaroi për grupin hetimor se e kishte kryer krimin pasi i ishte nxirë jeta dhe se i shoqi donte më shumë gruan tjetër sesa atë. Sapo është dhënë masa, ajo është dërguar në burgun e grave Tiranë. Çështja në ngarkim të saj do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi Rudina Basha akuzohet për veprën penale të “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë”.

Pak orë pas vendimit për Rudinën, Gjykata e Dibrës ka shqyrtuar dosjen në ngarkim të bashkëshortit, Besnik Basha, i akuzuar për veprën penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Megjithëse i lënduar nga plagët që kishte marrë, 45­ vjeçari është transportuar me ambulancën e spitalit deri në mjediset e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Basha ka mohuar të ketë pasur debate, konflikte dhe mosmarrëveshje me gruan e tij të parë, Rudina Basha. Për armën ai është shprehur se e mbante në shtëpi për t’u mbrojtur nga egërsirat në fshatin e thellë malor. /Panorama

Etiketa: burri me 2 graDiberRudina Basha


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Kujdes nga mikrovala, ja pse e dëmton shëndetin tuaj

Kujdes nga mikrovala, ja pse e dëmton shëndetin tuaj

Basha: Rama s’ka mandat qeverisës, s’ecet gjatë me ndeshje të trukuara

Basha: Rama s’ka mandat qeverisës, s’ecet gjatë me ndeshje të trukuara

Mijëra njerëz marrin pjesë në varrimin e priftit francez të vrarë nga ekstremistët

Mijëra njerëz marrin pjesë në varrimin e priftit francez të vrarë nga ekstremistët

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}