Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diana e shpëtoi Mbretëreshën

2017/08/28 at 7:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Diana e shpëtoi Mbretëreshën

Nga Jenni Russell


Njëzetë vite më parë, vdekja e superstarit botëror shndritës, delikat dhe të turbullt, princeshës Diana e tronditi monarkinë britanike dhe nxori në pah një hendek të rrezikshëm mes pallatit mbretëror dhe popullit. Pas vdekjes së saj në një aksident me makinë në 31 gusht 1997 në Paris, familja mbretërore rrezikoi të humbte shumë mbështetës besnikë për shkak të trajtimit ndaj “princeshës së popullit”. Megjithatë, sot pas dy dekadash monarkia është ndoshta institucioni më popullor në jetën publike britanike, kjo është një trashëgimi që vjen edhe prej punës së vetë Dianas

Familja mbretërore, në fillim nuk mundi të përballej me vdekjen e Dianës ashtu sikurse nuk kishte mundur të përballej me jetën e saj. Ndërkohë që me mijëra njerëz po e vajtonin e me qindra u mblodhën për të ndezur qiri e për të shtruar lule për nder të saj në Kensington Gardens, pranë rezidencës së saj, pallati, i shqetësuar prej protokollit, mbajti një heshtje të ftohtë.

Familja mbretërore ishte tronditur prej refuzimit të Dianës për t’u futur në një martesë të rregulluar prej të tjerëve, por që dy partnerët nuk e pëlqenin. Ata besonin se divoci prej princit Charles, një vit më herët, e kishte shpëtuar princeshën. Ata nuk e kuptuan se me çdo orë që kalonte në heshtje ata po e përforconin atë që kishte thënë Diana, se ata ishin një tufë njerëzish të ftohtë.

Për disa ditë ata qëndruan prapa dyerve të tyre, ndërkohë që populli u zemërua. Tabloidet dhe gazetat të etur për ta hequr vëmendjen prej rolit që vetë shtypi kishte pasur në përndjekjen fatale të princeshës dhe të dashurit të saj Dodi Fayed, i sulmuan mbretëroret me shumë zell; “Na tregoni që e doni” dhe “Ku është mbretëresha?” dhe “Populli po vuan zonjë, na flisni”.

U desh ndërhyrja e kryeministrit Tony Blair që familja të jepte të paktën një deklaratë. Familja mbretërore u kthye në londër vetëm në ditën e pestë, ngritën një flamur në gjysmështizë dhe shkuan drejt turmës që vajtonte dhe u bashkuan me ta.

Kur mbretëresha Elizabetë më në fund iu drejtua kombit, në prag të funeralit të Dianës, në televizionin kombëtar, ajo dukej që ishte e bjerrë, por u përpoq të ishte më pak formale se më parë. E braktisi “Ne”-në mbretërore dhe foli për dhembje, zemëratë dhe shokim, dhe pranoi se ajo kishte shumë për të mësuar prej jetës së Dianës dhe prej reagimeve të jashtëzakonshme për vdekjen e saj.

Ishte e qartë se Diana ishte fituesja. Një nga provat ishte se princi charles nuk iu fsheh fajit publik që e lidh atë me jetën e saj të trishtuar. Në një sondazh të fundit 51 përqind e të pyeturve donin që kurora të kalonte direkt nga mbretëresha Elizabetë tek princi Uilliam dhe vetëm 22 përqind donin që i ati të bëhej mbreti i ardhshëm.

Tragjedia e Dianës gjithashtu e ndihmoi pallatin që të rishikonte sjelljen e vet dhe kodet arkaike. Princi Charles zgjodhi një nuse aristokrate sepse detyra ia kërkonte dhe ai ishte mësuar që t’i dorëzohej detyrimit të tij. Diana ishte përzgjedhur me të njejtin kujdes që mund të të duhet për të zgjedhur një kalë race, pamja, virgjëria, rinia, energjia pa menduar aspak për brishtësinë e një vajze të vogël.

Në një transmetim të vonshëm të disa pamjeve të pa shfaquea më parë, diana i thoshte trajnerit të saj të zërit, me shumë pendesë, se ajo dhe Charlesi ishin takuar vetëm 13 herë përpara martesës. Jo më kot, që në javët e para të martesës ata ndiheshn të dy të tradhëtuar. Martesa ishte një torturë edhe për vetë Charlesin.

Pas dianës, familja mbretërore mësoi të pranojë së martesa moderne duhet të bazohet në përshtatshmëri, mirëkuptim dhe dashuri. Charlesi dhe Kamila e tij janë dukshëm të lumtur. Brezi i ardhshëm është çliruar tashmë.

Uilliami mund të merrte të gjithë kohën që donte për t’u ndarë dhe bashkuar me Katerina Middletonin deri sa e vendosi që ajo ishte personi me të cilin ai donte të ndante jetën dhe jo një aristokrate, por një njeri i zakonshëm. Kate shkoi në martesë e qartë për të gjitha detyrimet që do të kishte më pas në rolin e saj.

Nëse princi Harry vendos që të martohet me të dashurën e tij aktuale Meghan Markle, një aktore amerikane, i ati i së cilës së fundmi deklaroi falimentin, atëhere roli i pallatit në përgatitjen e procedurave do të jetë vetëm ndihmës dhe aspak kontrollues.

Influenca e madhe e Dianës është bërë e dukshme vetëm së fundi. Për shumë vite, dy djemtë e saj janë angazhuar në aktivitetet e zakonshme princërore, si festa, bamirësi, sporte dhe shërbim ushtarak. Ata janë dukur gjithnjë si djem të mirë, por ndonjherë konsideroheshin si të pasur të përkëdhelur dhe humbameno.

Në fakt ata janë shfaqur në publik si trashëgimtarë të natyrës humane të nënës së tyre. Ata janë marrë shumë me një kauzë të harruar si shëndeti mendor dhe bashkë me Katerinën kanë ndërmarrë fushata për të nxitur britanikët që të flasin hapur për problemet e tyre mendore. E kanë bërë këtë edhe përmes disa intervistave të ndjera dhe plot oratori njëlloj si nëna e tyre dikur. Ata kanë ndihmuar që nga ushtarët e plagosur me të cilët Harry ka shërbyer në Afganistan e deri tek njerëzit e plagosur të cilët Uilliami i ka transportuar me helikopter të ndihmës së parë.

Kësisoj princërit e kanë thyer skemën konvencionale të pallatit. Ka pasur gjithnjë firkë se misteri i mbretërisë do të rrëzohej nëse shfaqej ana njerëzore. Mirëpo princat që kanë mësuar prej praktikës së nënës së tyre, e kanë ulur perden.

Kjo ka pasur shumë efekt sidomos tek të rinjtë. Ata që kurrë nuk janë interesuar për monarkinë janë prekur thellë prej humorit, komoditetit dhe mençurisë së princërve. Sondazhet tregojnë se mbështetja e tyre shkon në 80 përqind shumë më tepër se babai i tyre. Fëmijët e Dianas kombinojnë më të mirat e prindërve të tyre, ndjeshmërinë e nënës dhe përgjegjshmërinë e babait.

Njëzetë vite më parë kishte një kryeministër karizmatik Britania i cili lidhej kollaj me humorin e ditës së popullit të tij, ndërkohë që familja mbretërore dukej si jashtë orbite. Sot janë politikanët që duken si të paqartë dhe të paartikuluar për çështjet kombëtare ndërkohë princërit, me ndershmërinë dhe etikën e tyre janë figurat që ofrojnë shpresë për të ardhmen.

Kur mbretëresha të vdesë, Charlësi do të trashëgojë fronin. Një njeri shumë i keqkuptuar i cili ka qëllime të mira, ai nuk do t’a trashëgoi dashurinë që ka populli për nënën e tij. Mirëpo, kjo nuk do t’a rrezikojë mbretërinë, pasi princërit me popullaritetin e tyre janë dhurata e fundit e Dianës për familjen që e ngriti atë dhe e shkatërroi atë.

/The Times of London

 

Etiketa: Dianae shpetoimbreteresha


Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Studimi/ Qeveri e vogël apo e madhe? Ministrat në 27 vjet

Studimi/ Qeveri e vogël apo e madhe? Ministrat në 27 vjet

Afrika e Jugut/ Një fshat i tërë në gjendje shoku nga kanibalizmi, njerëzit po hanë njerëz

Afrika e Jugut/ Një fshat i tërë në gjendje shoku nga kanibalizmi, njerëzit po hanë njerëz

Emri/ Shqiptari në Itali vdes në krahët e gruas

Emri/ Shqiptari në Itali vdes në krahët e gruas
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}