Kronikë

Dhunoi mësuesen deri në vdekje, shqiptari e mbuloi trupin e pajetë me gjethe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 30/09/21 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbardhur nga mediat britanike, për vrasjen e mësueses Sabina Nessa nga shqiptari Koci Selamaj.

Sipas The Sun, ekspertët dyshojnë se vrasja ishte e paramenduar, ndërkohë që burri i akuzuar për krimin u paraqit sot në gjykatë.

36-vjeçari, Selamaj, akuzohet se sulmoi “dhunshëm” 28-vjeçaren Sabina Nessa teksa ajo shëtiste nëpër një park në Kidbrooke, në jug-lindje të Londrës.

Pamjet e kamerave të sigurisë treguan shqiptarin që mbante në dorë diçka të gjatë, mjet me të cilin goditi deri në vdekje 28-vjeçaren.

Sabina, e cila jepte mësim në një klasë në Shkollën Fillore Rushey Green në Catford, u gjet e mbuluar me gjethe pranë një qendre komunitare pesë minuta nga shtëpia e saj pothuajse 24 orë pasi u sulmua.

Ekzaminimet në trupin e viktimës ende nuk kanë konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes së saj, por sulmi u tha se kishte të bënte me “dhunë ekstreme”.

Selamaj, u arrestua në qytetin bregdetar në orët e para të së dielës dhe u akuzua për vrasjen e së resë të hënën.

Prokurori Alison Morgan i tha gjykatës se ishte një sulm “i paramenduar dhe grabitqar” dhe nuk kishte asnjë sugjerim nëse i pandehuri e njihte viktimën e tij.

Gjatë seancës, i pandehuri, i cili tashmë ka treguar se do të mohojë vrasjen, foli vetëm për të konfirmuar emrin dhe datën e lindjes së tij para se të caktohej një tjetër ditë për gjyqin e radhës./Opinion.al

Si mendoni se do shkojë situata në PD:

Sondazh

 

Pas