Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhunë dhe vdekje, situata në itinerarin e refugjatëve të Ballkanit

2019/04/16 at 5:15 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhunë dhe vdekje, situata në itinerarin e refugjatëve të Ballkanit

Për refugjatët, që duan të shkojnë në Evropën Qendrore nga Greqia, po bëhet gjithnjë e më vështirë. Ata flasin për dhunë policore e arrestime arbitrare. Megjithatë janë mijëra vetë ata që e provojnë rrugën e rrezikshme


Në fillim të prillit, policia greke përdori në afërsi të Selanikut, në Greqinë Veriore gaz lotsjellës, për t’i penguar migrantët që të merrnin rrugën për në Maqedoninë e Veriut. Objektivi i migrantëve: Evropa Qendrore dhe Perëndimore. Motivimi i tyre: një sërë lajmesh false në mediet sociale, sipas të cilave qenë hapur kalimet kufitare për në Maqedoninë e Veriut dhe për në Shqipëri. Rreth 2000 vetë i besuan kësaj thashethemeje dhe u nisën në drejtim të Veriut të Greqisë. Pas tri ditësh, edhe migrantët e fundit hoqën dorë dhe u kthyen në strehimet e tyre.

Një pjesë e madhe e rreth 70.000 migrantëve, që qëndrojnë në Greqi dhe në Ballkanin Perëndimor, duan të vazhdojnë rrugën në drejtim të Veriut – dhe ndodhen para një sërë pengesash. Maqedonia e Veriut dhe Hungaria ngritën para pak vitesh gardhe me tela me gjemba në kufijtë jugorë të vendit. Bullgaria njihet për mënyrën e ashpër të veprimit ndaj migrantëve. Kjo bëri që të krijohej një itinerar alternativ ballkanik.

Pikënisja e këtij itinerari është edhe më tej Greqia. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin të Kombeve të Bashkuara (IOM) atje qëndrojnë rreth 60.000 migrantë. Ata rrinë të strehuar në banesa ose në kampe refugjatësh. Organizatat e ndihmës kritikojnë se refugjatët në ishujt grekë pranë bregdetit turk nuk kanë akses në WC të pastra ose u mungon uji.

34.000 migrantë arritën sipas organizatës së mbrojtjes së kufirit të BE Frontex në Greqi në 2018-ën, përmes Mesdheut Lindor. 5.600 janë sipas IOM këtë vit. Në vitin 2018 në rrugë e sipër vdiqën 174 vetë. Edhe këtë vit ka pasur të paktën një dyzinë të vdekur.

Bosnjë-Hercegovina

Migrantët pa leje hyrjeje nuk mund t’i kalojnë më kufijtë e hyrjes nga Greqia në Maqedoninë e Veriut dhe nga Serbia në Hungari. Prandaj u krijua një itinerar alternativ përmes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës për në Kroaci. Në shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodhen rreth 10.000 migrantë, më pak se 4000 ndodhen në Bosnjë, sipas një raporti të IOM. Kjo konfirmon që itinerari i refugjatëve ka ndryshuar në drejtim të Veriut. Qeveria e Bosnjës pret një rritje të mëtejshme të numrit të refugjatëve. Vitin e kaluar BE i vuri në dispozicion Bosnjës rreth nëntë milionë euro për strehimin e refugjatëve.

Bosnjën i ndan nga Kroacia një kufi i gjatë, pjesërisht malor. Organizata e të Drejtave të Njeriut Amnesty International kritikon mënyrën si i trajton policia kroate migrantët. Ata i kthejnë pas në Bosnjë, pa u dhënë mundësi që të paraqesin kërkesë për azil. “Shumë përshkruajnë si i godasin dhe i frikësojnë dhe si u vjedhin dokumentat e udhëtimit dhe celularët ose ua shkatërrojnë”, thuhet në një raport të publikuar në mars. Kroacia i kishte kundërshtuar më parë gjithmonë kritika të ngjashme.

Shqipëria

Në rrugën nga Greqia për në Bosnjë ndodhet Shqipëria, një nga vendet më të varfra të Evropës. Çdo vit janë më shumë se 20.000 shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në BE. Që kur është ngritur itinerari alternativ, policia shqiptare kap shumë më tepër migrantë pa dokumente. Në vitin 2018, sipas IOM ishin 3.400 vetë, në krahasim me rreth 750 vetë në vitin 2017.

Raporte të mediave, sipas të cilave në Shqipëri do të ngrihet një kamp për pranimin e migrantëve të shpëtuar në Mesdhe, nuk u konfirmuan. Në vend të kësaj, Shqipëria ratifikoi në fillim të vitit një marrëveshje me Organizatën e Mbrojtjes së Kufirit të BE, Frontex, e cila do të ndihmojë që të ndalohen në kufirin shqiptaro-grek migrantë pa leje hyrjeje. Një vendim i ngjashëm është marrë edhe midis Frontexit dhe Malit të Zi.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria

Sipas raportit të IOM, në Maqedoninë e Veriut ndodhen aktualisht 35 migrantë. Kjo që kur ky vend e mbylli kufirin me Greqinë për migrantët. Për shkak të përplasjeve midis migrantëve dhe policisë në Greqi, Bullgaria e ka forcuar mbrojtjen e kufirit, bën të ditur ministri i Brendshëm bullgar. Mënyra e ashpër e veprimit të Bullgarisë kundër migrantëve ka efekt frikësues: në vitet 2015 dhe 2016 kërkesë për azil në Bullgari paraqitën, në secilin vit, nga 20.000 vetë. Në vitin 2018 ishin vetëm 2.500 vetë, kjo është statistika e agjencisë shtetërore për refugjatët.  /DW

 



Ju sugjerojmë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?
Bota

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?

30 Qershor, 2026 5:19 pm
Para
Dëshironi të krijoni familje? Mos shpresoni shumë te këto 3 shenja horoskopi

Paragjykues ndaj të tjerëve? Ja çfarë thotë shenja juaj e horoskopit

Video/ Ronaldo Jr më i “mirë” se babai, shënon 7 gola në dy ndeshje

Video/ Ronaldo Jr më i "mirë” se babai, shënon 7 gola në dy ndeshje

Kokaina, burg për 6 personat e arrestuar në Elbasan

Kokaina, burg për 6 personat e arrestuar në Elbasan
















TE FUNDIT

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
30 Qershor, 2026

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}