Kronikë

Dha alarm për bombë në makinën e gjyqtarit, identifikohet autori


               Publikuar në : 19:46 - 15/10/19 |
el ida

Policia e Korçës ka identifikuar personin që dha alarmin fals për bombë në makinën e gjyqtarit, Markeliano Kuqo.

Mësohet se autori i telefonatës së rreme është Neim Behari, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë, për veprën penale “Vrasja”.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se 34-vjeçari kishte telefonuar policinë pikërisht nga këto ambjente, duke pretenduar se në mjetin e gjyqtarit ishte vendosur lendë e dyshuar plasëse.

Telefonata, e cila më pas u klasifikua si e rremë, alarmoi policinë e cila rrethoi Gjykatën./Opinion.al

Pas