Kronikë

Detaje/ Vdekja e shqiptarit në Itali, familja: Ishte në urgjencë, por…


               Publikuar në : 12:30 - 21/05/19 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë mësuar për vdekjen e shqiptarit Alfons Kaja, 33 vjeç.

I riu u gjet i vdekur në makinën e tij në rrugën mes San Severinos dhe Tolentinos në Itali. Mësohet se i riu gjatë natës kishte qenë në urgjencë pasi nuk ndjehej mirë, por ishte kthyer në banesën e tij.

Pak më vonë, 33-vjeçari është zgjuar nga gjumi për të shkuar në punë, por përsëri ishte shprehur se nuk ndjehej mirë.

LEXO EDHE: 33-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në makinë, dyshimet e para

Teksa i riu udhëtonte me makinën e tij për të shkuar në punë Alfons Kaja ka gjetur vdekje, ndërsa makina ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bandierat në korsinë e kundërt të rrugës.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen kanë reaguar dhe familjarët e tij, të cilët kërkojnë që të zbulohen shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.

 “E takova rreth orës 18:00 dhe më tha që nuk ndihej shumë mirë. Rreth orës 21:00 i ka thënë të njëjtën gjë gruas, se kishte tensionin e lartë dhe në këtë mënyrë shkoi drejt urgjencës. Por u kthye në shtëpi pak më vonë, pasi në spital i kishin thënë që nuk kishte asgjë. Pas mesnate është nisur për punë. Përveç ditës së djeshme nuk ka pasur shqetësime shëndetësore”, tha Blerimi për mediat italiane.

Gjithashtu, për këtë arsye, familja e Alfonsit ka marrë një avokat për të kërkuar hetimin e kësaj çështje.

“Duam të kuptojmë kush janë përgjegjësit pasi ajo që ka ndodhur është shumë e çuditshme. Do të kërkojmë të gjitha dokumentet mjekësore nga spitali, duke parë që një natë më parë, ai kishte qenë në urgjencë prej tensionit të lartë”, tha avokati Ciconte.

Paraprakisht dyshohet se Alfons Kaja ka ndërruar jetë pasi ka pësuar atak kardiak, por do të jetë autopisa ajo që do të vertetojë shkaqet e përse vdiq i riu shqiptar.

Alfons Kaja jetonte në San Severino të Italisë që prej vitit 2007. Ai kishte një fëmijë 2 vjeç e gjysmë, ndërkohë që priste të vinte në jetë edhe një tjetër, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë./ Opinion.al E.Xh.

Pas