Kronikë

33-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në makinë, dyshimet e para


               Publikuar në : 12:15 - 20/05/19 |
el ida

Një shqiptar u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të hëne në Macerata të Italisë.

33-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur jetonte në San Severino dhe u gjet i pajetë rreth orës 04:30, brenda automjetit të tij.

Sipas mediave italiane makina ndodhej e parkuar në një rrugë që lidh Tolentinon me San Severinon.

Shkaqet e vdekjes së tij nuk dihen ende, por ka dyshime se ai mund të ketë pësuar një aksident. Gjithashtu nuk përjashtohet edhe mundësia e vdekjes nga shkaqe natyrale.

Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas