Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje/ Skafe, anije, helikoptere, dhjetëra policë në aksion për të kapur një gomone bosh!

2018/01/06 at 8:47 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje/ Skafe, anije, helikoptere, dhjetëra policë në aksion për të kapur një gomone bosh!

Një gomone që erdhi dje për tu ngarkuar me drogë në Vlorë u kap sot në Malin e Zi pas një ndjekje më shumë se 24 orë në det të hapur. Janë angazhuar një sërë njësish policore të Shqipërisë, Italisë e Malit të Zi dhe më në fund janë kanë dalë të kapin gomonen bosh. Policia e Shtetit ka bërë një listë të gjatë të njësive dhe mjeteve që u përdorën në operacion por nuk thuhet se çfarë u gjet në gomone dhe a u sekuestrua lënda narkotike që po trafikohej? Gjithashtu në njoftim nuk flitet për shqiptarë të përfshirë në trafik por vetëm për skafistët malazez.


Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit shqiptar

Kapet gomonia që ishte në ndekje që prej ditës së djeshme nga Policia Kufitare, Delta Forcë, Guardia di Finanza, QNOD, Forcat e Armatosura dhe Policia e Kufirit dhe Forcat Speciale Malazeze.

Rreth orës 17.30, Policia malazeze e mbështetur nga Forcat e Speciale të Marinës Ushtarake dhe Roja Bregdetare Malazeze ka bërë të mundur bllokimin e gomones me 3 shtetas në bord, konkretisht shtetasit: E.K dhe M.S nga Mali i Zi, si dhe R.M, nga Serbia por banues të tre në Bar-Podgorica.

Gjithashtu, ka bërë të mundur edhe bllokimin e një tjetër gomoneje e cila tentoi të ndihmonte gomonën që ndiqej që prej ditës se djeshme nga policitë e tre vendeve me koordinimin edhe të një avioni të Guardia di Finanza nën ombrellën e Frontex.

Në bordin e gomones së dytë janë kapur dy shtetas edhe këta shtetas malazeze.
Një ditë më parë, Delta Forcë, Policia Kufitare dhe D.V.P.Vlorë gjatë kontrollit nga deti dhe toka në zonën e Karaburunit nisur nga informacionet e marra në rrugë operative se mund të ishte fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimi, rreth orës 13.50, konstatuan mjetin lundrues që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan.

Menjëherë në ndjekje të mjetit lundrues u vunë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë.

Eshtë kërkuar gjithashtu ndihma e anijës “Oriku” dhe e Helikopterit të FA-së si dhe GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët italianë e malazeze.

Në ndjekje ishte dhe një helikopter “COUGAR” i FA shqiptare.
Gomonia tentoi të fshihej në ujrat territoriale të Malit të Zi ku u pikas e u ndalua sot.

Po vijon puna për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Duhet theksuar se në asnjë moment forcat policore të tre vendeve nuk e kanë ndërprerë ndjekjen dhe kontrollin për bllokimin e gomones.

Falë një pune profesionale dhe koordinimit e bashkëpunimi të shkëlqyer nga Zyrat ndërlidhese të Policise shqiptare në Bari, Itali dhe Policisë italiane e Guardia di Finanza në Pulia e NUFROM në Shqipëri, Policisë së Kufirit të Malit të Zi e forcave të Marinës ushtarake dhe Rojës Bregdetare malazeze është bërë e mundur të ndalohen dy gomonet dhe personat e përfshirë.

*Foto e gomones së sekuestruar nga policia

/Opinion.al

Etiketa: Drogagomonemali i zioperacionpolicia


Ju sugjerojmë

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
“Nuk kam udhëtuar me lekët e shtetit”, Berisha- Ramës: Lejo komisionin hetimor
Kryesore

“Nuk kam udhëtuar me lekët e shtetit”, Berisha- Ramës: Lejo komisionin hetimor

16 Qershor, 2026 2:05 pm
“Rama në burg”/ Rama për protestuesit: Presin fund të ndryshëm nga një film i parë
Kryesore

Rama: Në 3 dekada nuk kam udhëtuar kurrë privatisht me fondet shtetërore

16 Qershor, 2026 12:27 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Ulet çmimi i karburanteve në Shqipëri

16 Qershor, 2026 12:22 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Trafikuan 4.3 ton kokainë, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur

16 Qershor, 2026 12:08 pm
Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari
Kronikë

Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari

16 Qershor, 2026 10:08 am
Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe
Aktualitet

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

16 Qershor, 2026 8:50 am
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

16 Qershor, 2026 8:49 am
Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA dhe Iranit
Bota

Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA dhe Iranit

16 Qershor, 2026 8:48 am
Para
Foto/ Ja kush është i riu shqiptar që bashkë me dajën masakruan një marokene në Itali

Foto/ Ja kush është i riu shqiptar që bashkë me dajën masakruan një marokene në Itali

Video/ Christina Aguilera në zi: Ti ishe fëmija im i parë, para se të kisha fëmijë

Video/ Christina Aguilera në zi: Ti ishe fëmija im i parë, para se të kisha fëmijë

Sqarohet më në fund Pjerin Ndreu: Nuk e kisha për qevetarucët e mi!

Sqarohet më në fund Pjerin Ndreu: Nuk e kisha për qevetarucët e mi!
















TE FUNDIT

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
16 Qershor, 2026

Shtatë persona janë arrestuar në Itali, nën dyshimin për sulme terroriste. Sipas informacioneve të deritanishme, të arrestuarit ishin të vendosur në...

Lexo më shumë

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
16 Qershor, 2026

Policia Kufitare ka bllokuar 8 mjete ujore në Ksamil për verifikim. Dyshohet se këto mjete ujore kanë fuqi motorike më...

Lexo më shumë

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
16 Qershor, 2026

Autoritetet amerikane pretendojnë se kanë parandaluar një sulm të mundshëm që mund të kishte shkaktuar mijëra viktima në Shtëpinë e...

Lexo më shumë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
16 Qershor, 2026

Kreu i SPAK, Klodjan Braho ka paralajmëruar se pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}