Ka dështuar seanca e ditës së sotme në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për ndryshimin e masës së sigurisë të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.
Shkak u bë braktisja e seancës nga avokatët mbrojtës të Çekajt. Vetë Selim Çekaj nuk ishte prezent në sallë për shkak të problemeve shëndetësore.
Më herët avokatët kërkuan përjashtimin e kryesuesit të seancës, Dhimitër Lara, me argumentin se i njëjti gjyqtar ka gjykuar dhe dhënë vendim në Apel për Arbër Çekajn. Edhe pse u paraqit kjo kërkesë, Lara, vendosi të vijojë shqyrtimin, çka ngjalli reagimin e mbrojtësve dhe largimin e tyre nga seanca.
Lehtësimin i masës “arrest në burg” për Selim Çekajn u kërkua në Shkallën e Parë edhe nga prokurori i SPAK, por u refuzua nga gjykata. 72-vjeçari u arrestua në prill, pasi në një kontejner me banane të porositur prej tij në Amerikën Latine u gjetën 49 kg kokainë.
Kujtojmë se edhe i biri Arbër Çekaj akuzohet për trafik ndërkombëtar kokaine.