Aktualitet

Dështon raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit, konsiderohet i kryer pa votim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:35 - 16/05/22 |
Opi Nion

Ka dështuar raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Votimi quhet i kryer edhe pa kandidatë.

Në mbledhjen e sotme të Komisioni për Çështjet Ligjore, përfaqësuesi ligjor i Komisionit tha se në këto kushte, komisioni i ligjeve i paraqet seancës për informim raportin me qëllim përmbylljen e procesit për votimin në raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit.

“Komisioni i Ligjeve konstatoi se asnjë kandidaturë nuk është propozuar e nuk është depozituar në Kuvend. Në këto kushte, komisioni i ligjeve kur votimi quhet i kryer edhe pa asnjë kandidaturë, i paraqet seancës për informim këtë raport me qëllim përmbylljen e procesit për votimin në raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit”, tha përfaqësuesi i komisionit ligjor./Opinion.al

 

Pas