Rajoni

Dështojnë përpjekjet për heqjen e vetos bullgare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:37 - 23/11/21 |
Opi Nion

Përpjekjet për të bindur Bullgarinë të heqë veton për Maqedoninë Veriore në lidhje me negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian morën një goditje gjatë mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme.

Kjo veto penalizon edhe Shqipërinë, pasi të dy vendet e rajonit ndodhen në një pako zgjerimi. Ministri slloven për çështjet Europiane Gasper Dovzan tha se çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen me mirëkuptim e jo me bllokim të fqinjëve.

Ai solli rastin e çështjeve të pazgjidhura midis Sllovenisë dhe Kroacisë. Sipas Dovžan veprimet e Sofjes kanë vënë në pikëpyetje e besueshmërinë e BE-së.

Rregullat e vendimmarrjes unanime na penguan edhe ketë herë,” tha Dovžan.

Pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor më 6 Tetor në Brdobriunit dhe para miratimit të konkluzioneve të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që do të bëhet në Dhjetor, ministrat dhe sekretarët e shtetit diskutuan sot për procesin e zgjerimit, stabilizimit dhe asociimit.

Ata shqyrtuan mundësitë për të zhbllokuar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pavarësisht vështirësive, përfaqësuesi i Sllovenisë, tha se vendi që ai përfaqëson po bën përpjekje të konsiderueshme për të mbajtur dy konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë brenda Dhjetorit.

Axhenda e zgjerimit të BE-së është politika kryesore me fuqi transformuese në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja pse përparimi në rrugën drejt BE-së duhet të zhbllokohet”, nënvizoi Sekretari i Shtetit Dovžan.

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme takohet në Bruksel për të përgatitur takimin e udhëheqësve në Dhjetor./ Klan News

Pas