Bota

Dështimet në Ukrainë,Putin shkarkon disa nga komandantët e lartë ushtarakë(Emrat)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:25 - 19/05/22 |
Opi Nion

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Bashkuar në publikimin e saj të përditshëm të inteligjencës britanike,  ka bërë me dije se Rusia ka shkarkuar një numër komandantësh të lartë të ushtrisë për dështimet në luftën në Ukrainës.

Po ashtu akuzohet Kremlini për drejtimin e një operacioni ushtarak të mbushur me trillime dhe koka turku.

BBC teksa citon inteligjencën britanike publikon një listë të atyre që besohet se janë komandantët e shkarkuar nga Vladimir Putin ku përfshihen:

Gjenerali Serhiy Kisel, i cili komandonte ushtrinë elitë të Tankeve të Gardës së Parë. Shkarkimi vjen si rezultat i dështimit për të marrë Kharkivin

Zëvendësadmirali Igor Osipov, i cili komandonte flotën ruse të Detit të Zi, pas fundosjes së kryqëzorit Moskva në prill.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus Valeriy Gerasimov, i cili sipas Ministrisë së Mbrojtjes, mund të jetë ende në post, por është e paqartë nëse ai ruan besimin apo jo./Opinion.al

Pas