Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deri në vitin 2050 do të trefishohen rastet me demencia

2022/01/07 at 10:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Deri në vitin 2050 do të trefishohen rastet me demencia

Modelet studimore për ndryshimin e popullsisë dhe rreziqet shëndetësore tregojnë se numri i personave të sëmurë nga demencia në mbarë botën pritet të trefishohet deri në vitin 2050, krahasuar me nivelin e vitit 2019. Përllogaritjet u bënë duke marrë parasysh prirjet e duhanpirjes, mbipeshën, nivelin e lartë të sheqerit në gjak dhe nivelin e ulët arsimor në 204 vende. Studimi vlerëson se do të ketë një rritje të ndjeshme në Afrikën veriore dhe në Lindjen e Mesme.


Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut do të përjetojnë një rritje me 367% të demencias në popullsinë e tyre, konstaton një studim i shkencëtarëve amerikanë në Universitetin e Uashingtonit.

Ky është një parashikim i rritjeve të mundshme të rasteve me demencia në rajon deri në vitin 2050, krahasuar me shifrat e vitit 2019, pikërisht përpara se të fillonte pandemia.

Sipas studimit të publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”, Arabia Saudite do të ketë një rritje prej 898%, ndërsa Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini do kenë rritje mbi 1 mijë përqind.

Drejtuesja e studimit, Emma Nichols nga Instituti i Matjeve dhe Vlerësimit Shëndetësor në Universitetin e Uashingtonit, thotë se faktorët që rrisin rastet me demencia do të variojnë nga vendi në vend.

“Projeksionet për Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme ishin shumë të mëdha dhe kjo është për shkak të rritjes së madhe të popullsisë dhe plakjes. Këta dy faktorë demografikë në atë rajon, shtojnë projeksionin për demencën. Është vërtet diçka që qeveritë dhe hartuesit e politikave në këto vende duhet ta kenë parasysh në planifikimin e punës së tyre”, thotë zonja Nichols.

Megjithatë, mjekët në vendet e zhvilluara si në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe pjesë të Azisë përballen me një popullsi në plakje dhe stil jetese jo të shëndetshëm.

“Menaxhimi i riskut në një moshë shumë më të re në Evropë dhe në botën perëndimore, po jep tashmë ulje të disa llojeve të demencias, si p.sh. demencën vaskulare. Pra, puna për menaxhimin e riskut po jep rezultatin e saj. Sidoqoftë, ne njohim vetëm një pjesë të faktorëve rrezikues. Disa lloje demenciash do të vazhdojnë të shfaqen, bazuar mbi shkaqe që ne nuk i kuptojmë plotësisht”, thotë Dr. Karen Harrison Denning, drejtuese shkencore në organizatën “Dementia UK”.

Pra përveç faktorit moshë, në pjesë të tjera të botës do të jetë stili i jetesës, duhanpirja, obeziteti dhe dieta e varfër, që do të luajnë një rol edhe më të madh për të shtuar rrezikun e demencias.

Sipas studiuesve, një sistem i mirë arsimor është i rëndësishëm për të komunikuar mesazhet për shëndetin, krijimin e një stili jetese të shëndetshëm tek fëmijët që do t’i ndihmonte ata gjatë vazhdimësisë së jetës së tyre.

“Dieta të shëndetshme, më pak konsum të alkoolit, lënie të duhanit. Një lloj lajtmotivi mund të jetë: duke u kujdesur për zemrën, kujdeseni edhe për kokën. Gjithashtu kemi bërë përparim të madh në mënyrën si menaxhojmë sëmundjet kardiovaskulare që ndikojnë tek truri, si p.sh. nëpërmjet ilaçeve që parandalojnë trombozat. Shohim një rënie të dëmit në funksione që shkaktojnë ishemitë tranzitore dhe për rrjedhojë do të ketë një rënie në të ardhmen të demencias vaskulare”, thotë Dr. Dening.

Studimi nuk merr parasysh ndikimin e pandemisë, pra nuk përfshin personat që nuk janë diagnostikuar dot për shkak se mjekët janë përqëndruar tek pacientët me COVID-19.

Dr. Dening thotë se ajo që është vënë re është ndikimi që ka pandemia tek pacientët që vuajnë tashmë nga demencia dhe tek familjet e tyre.

“Nëse konfirmohet (diagnostikimi me demenca), atëherë mund të fillosh të mësosh si të jetosh me të, çfarë mundesh të bësh dhe aktivitetet ku mund të angazhohesh. Pandemia po ndikon thellë tek personat e diagnostikuar me demencën. U ndalën p.sh. mbështetja në grup, rrjetet shoqërore dhe ndërhyrjet e tilla pasi u konsideruan jo thelbësore. Shohim se si njerëzit me demencia dhe familjet e tyre po ndikohen negativisht prej kësaj. Në disa raste, njerëzit me demencia janë përkeqësuar më me shpejtësi, pasi u kanë munguar aktivitetet dhe kujdesi shëndetësor. Ata janë shumë të vetmuar tashmë dhe shumë të izoluar”, thotë Dr. Dening.

Studimi thotë se në Evropën Perëndimore, rastet e personave me demencia pritet të rriten me 74%. Deri në vitin 2050, 153 milionë njerëz në mbarë botën pritet të jetojnë me demencia, krahasuar me 57 milionë që ishin në vitin 2019./ VOA



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 8 Janar 2022, shenjat më me fat

Sot protesta e Berishës, Basha shkon në seli, çfarë do të ndodhë në PD

Sot protesta e Berishës, Basha shkon në seli, çfarë do të ndodhë në PD

Basha: Rama i përfshirë tek inceneratorët, ju tregoj provat

Protesta e Berishës, çfarë ka njoftuar Lulzim Basha, kryedemokrati ka thirrur…
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}