Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sot nga gazetarët edhe për konfiskimit e pasurisë së deputetit të PD, Kasem Mahmutaj.
Ai u shpreh se ishte në ndjekje të zhvillimeve dhe e quajti SPAK-un si SKAPI i Partisë Socialiste.
“Kam dëgjuar lajmin aq sa keni dëgjuar edhe ju. Nuk kam asnjë gjetje tjetër. Por e ndjekim me vëmendje zhvillimin. Ajo që thoni ju është e vërtetë. Bëhet fiks menjëherë pas Kuvendit dhe në një ditë pushimi. Por, duke qenë e qartë se SKAPI është i partisë, siç e konsideron Rama, ne do ndjekim më vëmendje çdo zhvillim. Natyrisht jemi për zbatimin e ligjit, ne jemi për zbatimin objektiv dhe të paanë të ligjit”,-tha Berisha./Opinion.al