Politikë

Deputeti i PD: Kush i futi kryetarët e bashkive trafikantë, njërit ju grisën brekët atje…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:46 - 31/10/22 |
Opi Nion

Duke folur për reformën territoriale në Parlament, deputeti i PD Dashnor Sula ka theksuar se bashkitë kanë probleme të mëdha financiare, teksa pati akuza të forta për socialistët.

Sula tha se ishte mazhoranca ajo që futi kryetarët e bashkive trafikantë, ndërsa ngriti shqetësimin në lidhje me shpopullimin e vendit, kryesisht të zonave rurale.

“Bashkitë kanë probleme të mëdha financiare. Peqini, Lezha Klosi Bulqiza, Pogradeci, Rrogozhina , Kavaja etj. Kolegët e PS bëjnë krahasimin para 2015. Llogaritë si Enver Hoxha që krahasohej me kohën e Zogut. Kryetarët e bashkive, trafikantët e drogës e gangstrerrat kush i futi, ne? Ju i patët. Njërit ju grisën brekët atje. Ju ta lini kopilin në derë aq të rrezikshmë jeni. Numri i administratës, gënjeni ditën për diell. Belshi e Peqini. Belshi kishte 85 punonjës, sot vetëm administrata 130. 50 përqind më shumë se nbë 2015. Peqini të njejtën gjë. Lejet e ndërtimit online, miqtë tuaj, shtesat e kullave i bëjnë online? Si shihni ju. Fshati paguan taksë varreze. Meqë bëtë 61 bashki bëni edhe 61 varreza që mos paguajnë taksë. Më i madh numri i qeneve se i banorëve në fshatra. Po ikin edhe pleqtë se po i marrin fëmijët”,- tha Sula.

Pas