Kryesore

Berisha: 12 nëntori është dita e gjyqit të madh për Ramën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:06 - 31/10/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaron se protesta kombëtare e 12 nëntorit do të jetë gjyqi për kryeministrin Edi Rama.

Nga foltorja e Parlamentit, Berisha tha se aktualisht Shqipëria është në diktaturë dhe se qytetarët po vidhen çdo ditë nga qeveria.

Berisha: Për Ramën nuk ka ligje dhe Kushtetutë që të ndalojë vjedhjen e tij. nuk ka standard që t’i diktojë të mbajë një kod. A ndjeni përgjegjësi për shqiptarët që iu kanë votuar? Kurrë s’ka pasur Shqipëria qeveritarë korruptivë si këta. 12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do t’i bëjnë ju. Boll i shkelmuat, boll i përzutë nga vendi i tyre. Vrimë miu nuk do gjesh atë ditë, dil po deshe. Do të gjejmë aty ku je. S’ka parlament si ky. Ke këtu një grup hajnash dhe një turmë…si mund të rrini ju me këta?

Pas