Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat me BE, deputeti gjerman përgenjeshtron Ramën

2015/10/02 at 11:17 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Negociatat me BE, deputeti gjerman përgenjeshtron Ramën

Deputeti gjerman i CDU-së së Merkelit njëherësh dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum tha se Shqipëria është larg hapjes së negociatave për anëtarësin më BE. Ai përgënjeshtroi Kryeministrin Edi Rama, i cili disa herë ka deklaruar se negociatat nisin në vjeshtë.

Pjese nga intervista e deputetit gjerman për Deutsche Welle

Krichbaum, procesi i dekriminalizimit në politikë është iniciuar prej muajsh në Shqipëri ai u ngrit nga opozita – megjithëse ajo nuk përfitoi shumë nga kjo në zgjedhjet e fundit- por procesi ende nuk është mbyllur, kjo do të thotë se elementë me të shkuar kriminale ende mbajnë poste, si e shikoni këtë?

Për ne është një kusht i panegociueshëm për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit që politika shqiptare të dekriminalizohet. Në këtë pikë Partia Demokratike ka bërë propozime të mira dhe unë shpresoj shumë që më në fund të kemi ujdinë mes qeverisë dhe opozitës. Por më lejoni të them hapur diçka lidhur me zgjedhjet lokale: Ato çfarë raportohen mbi zgjedhjet nga ODIHR-i, qendra e zgjedhjeve të OSBE-së, janë për një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian tërësisht të papranueshme.

Reforma në drejtësi po ashtu mbetet ende një çështje e hapur në Shqipëri. Opozita dhe qeveria grinden për reformën dhe kompromisi ende nuk është gjetur. A kishit ju këshilla për demokratët në mënyrë që reforma të marrë formën ligjore?

Ndërkohë ka shenja bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës në këtë çështje. Por miratimi i ligjeve është vetëm hapi i parë. Akoma më e rëndësishme është që këto ligje të jetësohen. Prandaj tani është shumë e rëndësishme eficienca e administratës, reforma në drejtësi dhe luftimi i vendosur i korrupsionit.

Skandalet korruptive në Shqipëri janë bërë si të zakonshme, skandali i radhës prek aferën e CEZ, që me gjasë i ka sjellë shtetit shqiptar shumë humbje. Opozita kërkon hetim ndërkombëtar për zbardhjen e aferës. Si mendoni ju?

Duke pasur parasysh situatën e ndezur politike në Shqipëri, unë e shoh si një propozim shumë të mirë pjesëmarrjen e hetuesve ndërkombëtare për zbardhjen e kësaj afere. Kjo sigurisht do të rriste besueshmërinë dhe pranueshmërinë e rezultateve të hetimit.

Progresraporti i Komisionit Europian për vendet kandidate pritet të publikohet pas dy javësh. Çfarë raporti prisni këtë herë për Shqipërinë dhe a është vendi gati për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit?

Bundestagu duhet të japë miratimin e tij para fillimit të bisedimeve të anëtarësimit. Ne në Komisionin e Bundestagut për Europën do të ndjekim me shumë vëmendje se çfarë përparimesh janë bërë në drejtim të dekriminalizimit të politikës, reformës në drejtësi, luftimit të korrupsionit dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por aktualisht Shqipëria, jo vetëm për shkak të parregullsive në zgjedhjet e fundit lokale, ndodhet ende shumë larg fillimit të bisedimeve të anëtarësimit për në BE.

Ju sugjerojmë

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë
Aktualitet

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë

19 Qershor, 2025 9:05 am
Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet
Aktualitet

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet

19 Qershor, 2025 8:55 am
Peshku, qumështi, mishi dhe patatja me rritjen më të lartë të çmimeve në prill
Aktualitet

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

19 Qershor, 2025 8:50 am
Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane
Bota

Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane

19 Qershor, 2025 8:38 am
Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?
Bota

Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

19 Qershor, 2025 8:30 am
Banorë të Teheranit dhe Jerusalemit rrëfehen për jetën mes përshkallëzimit të luftës
Bota

Banorë të Teheranit dhe Jerusalemit rrëfehen për jetën mes përshkallëzimit të luftës

19 Qershor, 2025 8:27 am
Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji
Aktualitet

Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

19 Qershor, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 qershor 2025

19 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 19 qershor 2025

19 Qershor, 2025 8:12 am
Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Para
Studimi/Njerëzit e gjatë më të rrezikuarit nga kanceri

Studimi/Njerëzit e gjatë më të rrezikuarit nga kanceri

Rob Kardashian kërkon ndihmën e mamit për tu lidhur me Selena Gomez

Rob Kardashian kërkon ndihmën e mamit për tu lidhur me Selena Gomez

Blendi Fevziu në “Dance With Me”

Blendi Fevziu në “Dance With Me”

Please login to join discussion

TE FUNDIT

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë
19 Qershor, 2025

FAST Albania ka kontribuon në një tjetër operacion të rëndësishëm ndërkombëtar, të koordinuar nga rrjeti ENFAST. Falë informacionit të siguruar...

Lexo më shumë

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet
19 Qershor, 2025

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, vijon edhe sot në Tiranë, me vëmendje të lartë...

Lexo më shumë

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

Peshku, qumështi, mishi dhe patatja me rritjen më të lartë të çmimeve në prill
19 Qershor, 2025

Alesandro, turist nga Italia, duke dalë nga një supermarket në Tiranë. I pyetur për çmimet, ai shprehet disi i zhgënjyer,...

Lexo më shumë

Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane

Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane
19 Qershor, 2025

Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë iraniane të enjten, teksa zyrtarët raportuan për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com