Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputetët që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit

2025/05/20 at 10:55 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Deputetët që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit

Zgjedhjet e 11 Majit i vunë kandidatët për deputetë, disa në listë të hapur e disa të tjerë në listë të mbyllur.


Këta të fundit e patën disi më të lehtë garën pasi nuk iu nënshtruan votës preferenciale, por ndryshe mund të themi për ata që u futën në listën e hapur.

Kandidatëve iu desh të luftonin teksa numërimi tregoi se edhe 1 votë ia vlente pasi mund ta ndryshonte rezultatin.

Mes tyre kishte edhe emra që përgjatë këtyre 4 viteve kanë qenë në Kuvend. Ata janë deputetë ende pa nisur nga legjislatura e ardhshme, por nga Shtatori nuk do t’i shohim më teksa debatojnë në foltoren e Kuvendit.

Pandeli Majko – Ai ka pasur një karrierë të pasur politike ku ka mbajtur postin e kryeministrit, ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Diasporës. Majko është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në 8 legjislatura, por Kuvendin e ardhshëm nuk arriti të fitonte një vend. Ai fitoi 6736 vota.

Lulzim Basha – Dikur kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ia doli në këto zgjedhje të fitonte një karrige në Kuvend nëpërmjet Koalicionit Euroatlantik. Basha arriti të mblidhte vetëm 1529 vota më 11 Maj.

Ilir Meta – Bën përjashtim nga emrat e tjerë në këtë listë pasi nuk është deputet, por padyshim “big” i politikës. Ish-kryeministri, ish-presidenti dhe ish-kryetari i parlamentit nuk arriti të fitojë dot mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës. Ai fitoi 7981 vota. Nga burgu, aty ku ndodhet prej Tetorit të vitit 2024, ai tha se nuk mund të pranojë “asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore” për cilat ka luftuar dhe do të luftojë gjithmonë.

Mimi Kodheli – Ajo është zgjedhur 4 herë deputete në Kuvend që prej vitit 2009. Ajo ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes në mandatin e parë të qeverisë Rama. Më 11 Maj mori 4351 vota.

Xhemal Qefalia – Ish-ushtaraku, ish-drejtuesi i disa institucioneve në Ministrinë e Drejtësisë dhe ish-këshilltari në Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura. Këto zgjedhje luftoi fort me Ornaldo Rakipin, por nuk arriti ta kapë dot karrigen në Kuvend. Ai mori 9950 vota. Është mes kandidatëve që kanë kërkuar nga KQZ-ja pamjet filmike të numërimit të votave.

Blerina Gjylameti –Ajo nuk ia doli të fitonte një karrige në Kuvend përballë Olta Xhaçkës. Ajo grumbulloi 4148 vota më 11 Maj ndërsa Xhaçka vetëm 140 më shumë. Edhe ajo ka kërkuar pamjet filmike të numërimit të votave nga KQZ.

Ermonela Felaj (Valikaj) – Ka qenë ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Më 11 Maj mori 4550 vota.

Etilda Gjonaj – Dikur ministre e Drejtësisë, Gjonaj në këto zgjedhje grumbulloi 5569 vota. Ka kërkuar po ashtu pamjet filmike të numërimit të votave.

Klotilda Bushka – Prej vitit 2017 e në vijim, Bushka ka qenë deputete e Kuvendit. Në këtë zgjedhje grumbulloi 3088 vota.

Arben Pëllumbi – Arben Pëllumbi ka qenë deputet në Kuvend prej vitit 2017. Më 11 Maj mori 1958 vota.

Edona Bilali – U zgjodh për herë të parë deputete në zgjedhjet e vitit 2021. Në këto zgjedhje pavarësisht se ishte e para në listën e hapur në Shkodër nuk arriti të futej dot në Kuvend. Socialistët fituan 4 mandate, aq sa ishin caktuar në listën e mbyllur, duke mos i dhënë Bilalit një karrige në parlament, pavarësisht 9924 votave të marra.

Toni Gogu – U bë deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Më 11 Maj mori 6680 vota.

Etjen Xhafaj – Mori mandatin në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 2021-shit. Në këto zgjedhje grumbulloi 1196 vota.

Enslemvera Zake – Deputete prej 2021-shit nga qarku i Korçës. Luftoi fort deri në fund me kolegen socialiste Besa Spaho, por në fund nuk ia doli. Mori 7361 vota.

Florenc Spaho – Ka qenë deputet prej vitit 2019 e në vijim në Elbasan. Grumbulloi 3095 vota.

Ilir Ndraxhi – Deputet në Kuvendin e Shqipërisë prej vitit 2017 nga Qarku i Durrësit. Mori 8241vota.

Plarent Ndreca – U betua në Kuvend si deputet në vitin 2024 duke pasuar mandatin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Mori 4938vota në zgjedhje.

Edmond Spaho – Deputet prej vitit 2013. Ka mbajtur edhe postin e zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Në këto zgjedhje mori 2995.

Andia Ulliri – U zgjodh deputete në vitin 2021. Ajo mori 6001 vota më 11 Maj.

Qani Xhafa – U bë deputet në vitin 2023 pasi Luçiano Boçi la detyrën për të garuar në zgjedhjet lokale në Elbasan. Mori 6444 vota më 11 Maj.

Kreshnik Çollaku – U bë deputet në zgjedhjet e 2021. Mori 1468 vota më 11 Maj.

Lodovik Hasani – Deputet i Partisë Demokratike prej vitit 2021. Më 11 Maj mori 1914 vota./tvklan



Ju sugjerojmë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar

12 Korrik, 2026 12:59 pm
Para
100 vjetori i krijimit të KLSH, Spiropali: Të angazhuar në luftën ndaj korrupsionit

100 vjetori i krijimit të KLSH, Spiropali: Të angazhuar në luftën ndaj korrupsionit

Pas atentatit vrasësit shkrumbuan makinën në Gërdec, gjendet një armë në automjet

Pas atentatit vrasësit shkrumbuan makinën në Gërdec, gjendet një armë në automjet

“Jam homoseksual”/Mashtrimi i shqiptarit për letrat angleze. Si i dështoi plani

“Jam homoseksual”/Mashtrimi i shqiptarit për letrat angleze. Si i dështoi plani
















TE FUNDIT

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në kthesën e Viroit, kur një motoçiklist është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}